17.6 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Vrasja e Egli Progës: Dëshmia e re ndryshon hetimin, Andi Shkulaku në burg për moskallëzim krimi

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Andi Shkulakun, i cili u arrestua tre ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Korçës, nën akuzën për moskallëzim krimi në lidhje me vrasjen e Egli Progës më 10 gusht 2024.

Arrestimi i Shkulakut vjen pas një dëshmie të re të administruar nga prokuroria, ku thuhet se viktima fillimisht është dhunuar brenda ambienteve të një lokali nga shtetasi Leonidha Guçe, e më pas është goditur jashtë nga Denis Meçe. Ky detaj i ri pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rrjedhën e hetimeve, duke rënduar pozitën e Guçes.

Sipas hetimeve, Andi Shkulaku ka qenë i pranishëm në vendngjarje dhe është larguar pa njoftuar autoritetet, duke fshehur informacion kyç për zbardhjen e krimit. Pavarësisht se pak ditë më parë prokuroria kishte përfunduar hetimet dhe kishte çuar dosjen për gjykim, dëshmia e fundit e ka detyruar hapjen e një dosjeje të re, e cila pritet të bashkohet me atë ekzistuese.

Nga dosja aktuale, Denis Meçe përballet me akuzën për vrasje me dashje, ndërsa Leonidha Guçe, Voltan Shkulaku dhe Arjan Manellari janë akuzuar për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Me zhvillimet e fundit, hetimet pritet të marrin një drejtim të ri dhe të përfshijnë edhe elementë të tjerë që mund të kenë qenë të pranishëm në ngjarje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...