12.5 C
Tiranë
Friday, November 29, 2024
spot_img

Sulmohen me raketë godina e policisë dhe Universitetit në Kharkiv

Agjencia e lajmeve UNIAN raporton se një sulm me raketë në Kharkiv ka goditur ndërtesën e departamentit rajonal të policisë në qytet.

Një video e postuar në kanalin Telegram të një këshilltari të qeverisë ukrainase duket se tregon një ndërtesë të përfshirë nga flakët.

Anton Geraschenko, një këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, thotë se një ndërtesë që i përket Universitetit Kombëtar Karazin përballë rrugës është gjithashtu në flakë pas sulmit.

BBC ende nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur videon.

Kharkiv ka qenë një nga qytetet më të sulmuara me raketa edhe përgjatë ditës së djeshme.

Të paktën 21 persona u vranë dhe 112 u plagosën në bombardimet e qytetit të dytë më të populluar të Ukrainës, tha kryebashkiaku i qytetit.

Megjithatë, guvernatori i Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv tha se të gjitha sulmet ruse “u zmbrapsën” dhe pozicionet u mbajtën, pavarësisht bombardimeve të rënda të Kharkiv të martën dhe gjatë natës.

Guvernatori Oleh Synegubov tha se “armiku rus pësoi humbje të konsiderueshme”.

Kuptohet se trupat ruse hynë në sektorët verilindorë dhe veriorë të qytetit, ndërsa Kharkiv u godit nga artileria reaktiv.

Çfarë ndodhi natën që lamë pas në Ukrainë:

Trupat ruse zbritën me parashuta në Harkiv – qytetin e dytë më të madh të Ukrainës – duke e sulmuar atë nga disa anë.

Qyteti i vogël jugor, Herson, ra në duart e forcave ruse, thanë zyrtarët lokalë ukrainas.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ndaloi aeroplanët rusë nga hapësira ajrore e Amerikës.

Kombet e Bashkuara thanë se mbi 600,000 njerëz janë zhvendosur nga lufta në Ukrainë.

Boeing dhe ExxonMobil u bënë kompanitë e fundit perëndimore që ndërprenë lidhjet me Rusinë.

Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar thanë se po përgatisin mbështetje prej miliarda dollarësh për Ukrainën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT