14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Sulmohet brutalisht guida polake në Përmet, rrahja e organizuar nga konkurenca e agjencisë turistike

Radoslaw Holowczyc, guide turistike polak me përvojë, ka denoncuar sulmin e rëndë fizik që pësoi më 2 gusht 2025 në zonën e ujërave termale pranë Përmetit. Ai tregon se u sulmua nga stafi i një agjencie udhëtimi polake konkurente, Kaki Tours, duke përfshirë bashkëpritësin Albi Miftari dhe dy punonjës të tij shqiptarë.

“Albi erdhi nga përpara, punonjësit e tij, një nga e djathta, një nga e majta. Të tre filluan të më godisnin në kokë dhe fytyrë me grushte. Njëri prej tyre më përdredhi krahun që të mos mund të mbrohesha. Më rrëzuan përtokë dhe filluan të më shkelmonin në kokë, gjoks, stomak, brinjë. Më grisën edhe vathët që kisha në veshë. Më grabitën gjithashtu telefonin, me vlerë disa qindra euro, dhe e thyen,” tha Holowczyc.

Ai përshkruan edhe një katërt të pranishëm, punonjësin Mateusz, i cili nuk mori pjesë në sulm, por “nuk u përpoq të qetësonte situatën apo të thërriste ndihmë.”

Sulmin e ndërprenë dy turistë francezë që erdhën duke bërtitur, duke detyruar sulmuesit të largohen, ndërsa Holowczyc mbeti i shtrirë dhe i gjakosur.

Pas tre ditësh në spitale dhe analiza në Përmet, Gjirokastër dhe më pas në Tiranë, ku u ekzaminua edhe nga një mjek ligjor i Gjykatës së Lartë, ai tregon dëmtimet serioze: “Dëmtimet përfshijnë dhimbje të shumta koke, dëmtim të rëndë të parakrahut të djathtë, plagë në fytyrë dhe vesh, si dhe dëmtime të gjurit dhe kyçit, duke më penguar në jetën e përditshme dhe profesionin.”

Holowczyc akuzon sulmin si të paramenduar dhe të motivuar nga urrejtja dhe xhelozia profesionale: “Sulmuesit dinin saktësisht kur dhe ku do të isha. Datat e udhëtimeve të mia janë publike dhe ata ndoqën çdo lëvizje time.”

Në përfundim, ai thotë se po merr mbështetje psikologjike dhe falënderon publikun për solidaritetin e treguar. “Fatkeqësisht, ujërat termale do të më kujtojnë për një kohë të gjatë këtë ngjarje të dhimbshme.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...

Trump kërcënon Iranin: “Mund ta godasim sërish ishullin Kharg”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit,...

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit më të ndjeshme emocionalisht

0
Në astrologji, disa shenja të zodiakut njihen për ndjeshmërinë e tyre të lartë emocionale dhe mënyrën intensive se si përjetojnë situatat e jetës. Ja...

Ministri i Jashtëm i Iranit: “Nuk kemi kërkuar armëpushim apo negociata me SHBA”

0
Ministri i Jashtëm i Irani, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Teherani nuk ka kërkuar asnjëherë armëpushim apo negociata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,...

Nadire Meçorapaj fiton drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Vlorë

0
Procesi i zgjedhjeve për kryetarin e degës së Partia Demokratike e Shqipërisë në Vlorë është mbyllur me fitoren e Nadire Meçorapaj. Sipas rezultateve përfundimtare, Nadire...