Policia e Firences ka arrestuar një shtetas me origjinë shqiptare. Autoritet italiane zbuluan sasi të madhe me kokainë, marijuanë dhe ekstazi në një garazh.
Gjatë kontrollit policia ka sekuestruar 20 kg kokainë, mbi 110 kg marihuanë dhe hashash, rreth 3.5 kg MDMA dhe amfetaminë, 6050 tableta ekstazi dhe 20 shishe vaj kanabisi, raportojnë mediat italiane.
Raportohet se brenda garazhit është gjetur edhe material për paketimin e drogës, e cila bëhej gati për shitje në treg.