6.5 C
Tiranë
Friday, April 10, 2026
spot_img

Surpriza e madhe në Kombëtare, Reja befason me listën, ftesë për futbollistin 17 vjeçar. Jashtë edhe Trashi

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja do të publikojë të dielën listën me futbollistët që do të ketë në dispozicion për ndeshjet e para eliminatore të Botërorit 2022 kundër Andorrës, Anglisë dhe San Marinos. Tekniku kuqezi kërkon të presë edhe sfidat e fundjavës të lojtarëve me klubet e tyre, përpara se të zyrtarizojë listën përfundimtare. Deri atëherë, “Balkanweb” mëson suprizën e parë të madhe

Ai është Mario Mitaj. Futbollisti 17-vjeçar që luan me AEK në kampionatin grek ftohet për herë të parë në kombëtaren e madhe. Ai ka qenë pjesë e skuadrave të moshave kuqezi. Më parë Reja ka konfirmuar Nedim Bajramin si një tjetër prurje të re. Mesfushori që luan me Empolin pret të pajiset me pasaportën shqiptare për të debutuar.

Po ashtu, disa prej futbollistëve që kanë qenë pjesë e pandarë e kombëtares shqiptare në vitet e fundit pritet të mbeten jashtë. Një prej tyre është Lorenc Trashi. Shkak për këtë janë aktivizimet e pakta me skuadrat e klubeve dhe forma fizike e tyre. Sipas programit, përfaqësuesja shqiptare do të nisë grumbullimin të dielën në Barcelonë, përpara ndeshjes së parë kundër Andorrës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa të lënduar pranë urës së Laskos

0
Kuç, 11 prill – Një përplasje mes dy automjetesh ka tronditur rrugën e Lumit të Vlorës, pranë urës së Laskos në Kuç. Burime nga...

Astronautët e Artemis II të rikthehen në Tokë pas udhëtimit më të largët drejt...

0
Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, rreth orës 03:07 më 11 prill, ekuipazhi i Orion pritet të përfundojë udhëtimin e tij...

Sherr në bar në Itali për muzikë, tre vëllezër arrestohen pasi dhunuan pronarin e...

0
Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Gardolo, ku një konflikt i thjeshtë për mungesë energjie dhe muzikë të lartë ka degjeneruar në përplasje...

“Prioritet ishte familja” – zbulohet arsyeja e ndarjes së Kejsit me Ines

0
Historia mes Kejsit dhe Ines në Big Brother VIP Albania ishte ndër më të komentuarat e këtij edicioni, por lidhja e tyre përfundoi menjëherë...

“Veza simbolizon jetën dhe fitoren” – Kisha Ortodokse publikon udhëzimet për lyerjen e vezëve...

0
Kisha Ortodokse ka publikuar manualin tradicional për lyerjen e vezëve të Pashkës, duke rikujtuar edhe simbolikën e kësaj praktike të rëndësishme fetare. Sipas udhëzimeve, në...