Ish-banori Kristi Lamaj është rikthyer sërish këtë të mërkurë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke hyrë nga muri rrethues – njësoj si në momentin e daljes së tij nga gara.
Rikthimi i tij erdhi në kuadër të një sfide të vendosur nga “Vëllai i Madh”, ku banorët duhet të mos reagojnë ndaj zhvillimeve të papritura brenda shtëpisë. Në të njëjtën mënyrë, pjesë e kësaj sfide u bë edhe rikthimi i Seno Fishta.
Ndërkohë, një informacion lidhur me DJ Gimbo u transmetua në ekran, por pa sjellë asnjë reagim nga banorët, përfshirë Selin dhe të tjerët, të cilët respektuan rregullat e sfidës.
Sfida pritet të zgjasë deri të shtunën, kur do të zhvillohet spektakli i radhës i këtij formati televiziv. Ndërkohë, gara po i afrohet finales, edhe pse ende nuk është shpallur një datë zyrtare për përfundimin e këtij edicioni.






