11.5 C
Tiranë
Sunday, March 29, 2026
spot_img

“Synimi ishte djali i Mashës, por do të vritet biznesmeni” – rrëfimi i Henrik Hoxhës për atentatin e dështuar

Henrik Hoxha, i pandehur në dosjen “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme, rrëfeu të martën detaje nga atentati i dështuar ndaj biznesmenit Lulëzim Masha në janar 2022 në Tiranë.

Sipas Hoxhës, shënjestra e vërtetë kishte qenë djali i Mashës, por duke mos e gjetur, atentatori planifikoi të vriste biznesmenin në mënyrë që djali të dilte në ceremoninë mortore.

Porosia, sipas Hoxhës, kishte ardhur nga Nuredin Dumani: “Në fillim diskutuam për 150 mijë euro për vrasjen e djalit. Pastaj për Lulzim Mashën ramë dakord për 100 mijë euro,” deklaroi ai.

Hoxha tregoi se kishte vëzhguar për gati një vit lëvizjet e biznesmenit dhe se atentati ishte planifikuar pranë Liqenit Artificial. Ai kishte çuar Skerdi Tasin pranë vendit, por atentati dështoi pasi arma e Tasit ngeci dhe Mashës iu shkaktua vetëm një plagë.

Gjithashtu, Hoxha rrëfeu për një plan të dështuar për të vrarë Oti Kilën në Elbasan dhe për transportimin e Dumanit pas një atentati në aksin Peqin-Elbasan, duke përfshirë edhe detyrimin e mjekëve për të kryer trajtimin në shtëpi.

“Erdhi policia aty, nuk di se si. Pastaj Nuredini na shiti të gjithëve… kur e pyeta për ngjarjen, më tha: ishin 4 veta, 3 me maska, shoferi pa maskë ishte Talo Çela,” rrëfeu Hoxha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 29 Mars 2026

0
♈ Dashi Ditë e favorshme për të planifikuar dhe për të nisur projekte të reja. Kujdes me vendimet impulsive në marrëdhënie. ♉ Demi Kërkohet qetësi dhe durim....

Parashikimi I motit, e Diel, 29 Mars 2026

0
Më 29 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm, me kushte tipike pranverore dhe kthjellime të shpeshta në pjesën më të madhe...

Rama: “Po përgatitemi për zgjedhjet e 2027, organizimi është a-ja, pagat dhe pensionet rriten...

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke theksuar rëndësinë e organizimit të brendshëm dhe...

Rama në Asamblenë e PS: “Pensionet do të dyfishohen çdo vit, pagat rriten, shteti...

0
Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Njësinë nr.2 këtë të shtunë, u ndal te çështjet ekonomike dhe sociale që prekin jetën...

“Mbylle gojën ose të nxjerr vetë jashtë” – Elisa Spiropali, sherri që tronditi mbledhjen...

0
Pas një viti në dy nga postet më të rëndësishme të shtetit – 6 muaj si kryetare e Kuvendit dhe 5 muaj ministre e...