11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Tabaku: “Afera e inceneratorëve nga një grup i strukturuar kriminal, po zbulohet dita-ditës skema”

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku deklaroi se afera e inceneratorëve është bërë nga një grup i strukturuar kriminal.

Përmes një postimi në facebook, Tabaku shprehet se afera e incenertorëve është një aferë korruptive e drejtuar dhe menaxhuar nga një grup i strukturuar kriminal, i cili duhet të mbajë përgjegjësi për abuzimin e mbi 430 mln eurove.

Statusi nga Jorida Tabaku

“📍📍📍Pak javë pasi kishte nisur komisioni hetimor për inceneratorët njeriu që është pronari real i 3 kompanive të inceneratorëve dhe strumbullari që është nyja lidhëse mes kompanive dhe shtetit, Mirel Mërtiri (i njohur edhe si Klodian Mërtiri) dërgoi një padi për shpifje ndaj disa drejtuesve të lartë të PD, përfshirë edhe mua, por edhe kryetarit të PD.

Sipas tij akuzat që ne i kemi bërë me fakte dhe prova Mirel Mërtirit ishin sajesat tona politike. Një hap të tillë Mërtiri e ka marrë në fakt edhe ndaj mediave kur ato zbuluan dhe evidentuan lidhjet e tij me ministrat e qeverisë Rama.

Sot, pak ditë pasi Mërtiri dërgoi në SPAK akuzën e tij për shpifje, Mirel Mërtiri është në kërkim ndërkohë që skema e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij po zbulohet dita ditës.

Në padinë e tij Mërtiri kishte vendosur një listë të gjatë provash ku përfshihen deklaratat e mia.

Në të vërtetë Mërtiri ka një të drejtë, për 4 vite me radhë kam denoncuar aferën e inceneratorëve ndonëse provat e para që kishim grumbulluar në vitin 2017 ishin më të pakta por që gjithsesi dëshmonin krimin që po kryhej me buxhetin e shtetit dhe jetën e qytetarëve.

Sa më shumë koha kalonte aq më e qartë bëhej afera që mbante erë korrupsion dhe aq më të qarta bëheshin lidhjet okulte të Mërtirit me Arben Ahmetaj (me të cilin ka konsumuar edhe udhëtime), me Damian Gjiknurin, me Edi Ramën, me Ëngjëll Agaçin, me Qazim Sejdinin, me Armando Subashin dhe padyshim me kumbarin e vogël Erion Veliaj.

Kjo është një aferë me një vlerë marramendëse prej 430 mln eurove dhe mjafton t’u them që sipas të dhënave të Ministrisë së Financave inceneratori i Tiranës është ndërtuar në 30% të kapacitetit të programuar megjithëse ka marrë 100% të fondeve.

Pikërisht duke pasur parasysh këto prova të qarta akuza e ngritur nga Mirel Mërtiri karshi kryetarit të PD, meje dhe kolegëve të mi u pezullua nga Gjykata. Ajo çfarë shqiptarët duhet ta kenë të qartë është se nuk do të rresht së kërkuari hetimin deri në fund të kësaj çështje.

Afera e inceneratorëve është një aferë korruptive e drejtuar dhe manaxhuar nga një Grup i Strukturuar Kriminal i cili duhet të mbajë përgjegjësi për abuzimin prej mbi 430 mln eurove.

Komisioni Hetimor për Inceneratorët do të vazhdojë punën për t’u dëshmuar shqiptarëve se si ka operuar ky grup i strukturuar kriminal për të abuzuar dhe vjedhur mbi 430 mln euro.”

opennews.al
opennews.al

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...