26.8 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Franca regjistron numër rekord të infektimeve ditore, 208 mijë raste të reja me koronavirus

Franca ka regjistruar numër rekord të infektimeve ditore. Ministri i Shëndetësisë, Oliver Veran tha se në këtë vend janë regjistruar 208 mijë raste të reja me koronavirus.

Të martën, Franca po ashtu kishte shënuar rekord të rasteve plot 180 mijë, duke u bërë shteti me numrin më të lartë të rasteve të reja në Evropë.

Sipas shifrave të reja, i bie që çdo minutë dy persona në Francë dalin pozitivë me koronavirus, tha Veran.

Ministri i Shëndetësisë tha se situata në spitale është shqetësuese për shkak të variantit Delta. Ai shtoi se ndikimi i variantit Omicron ende nuk po vërehet.

Veran tha se edhe paraqitja e gripit stinor ka rënduar situatën në spitale.

Javëve të fundit, shtetet në Evropë po përballen me rritje të infektimeve, teksa varianti Omicron i koronavirusit po vazhdon të përhapet me shpejtësi.

Ky variant fillimisht ishte detektuar në Afrikën e Jugut në nëntor. Por, tani ai besohet se është përhapur në mbi 100 shtete të botës.

Ekspertët ende nuk e kanë përcaktuar nëse Omicroni, që është variant më ngjitës, shkakton sëmundje më të rëndë sesa variantet paraprake apo nëse shmang imunitetin e vaksinave kundër koronavirusit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Stephen Graham rrëfen periudhën më të errët: “Në të 20-at tentova t’i jepja fund...

0
Aktori britanik Stephen Graham ka folur hapur për një nga periudhat më të vështira të jetës së tij, duke rrëfyer se në fillim të...

Elvis Lila shfaqet për herë të parë në publik si kreu i komanduar i...

0
Kreu i komanduar i Shërbimit Informativ të Shtetit, Elvis Lila, ishte i pranishëm sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur nga...

Fermerja pa burrat e maskuar pranë bazës ushtarake dhe telefonoi 999: “Jam absolutisht e...

0
Një fermere britanike që telefonoi numrin e emergjencës 999 pasi vuri re automjete dhe persona të maskuar pranë bazës ajrore RAF Fairford, në Gloucestershire,...

Irani mohon negociatat me SHBA-në në OKB: “Delegacioni nuk ka plane për bisedime”

0
Media shtetërore në Iran ka raportuar se delegacioni iranian në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nuk kishte planifikuar bisedime me Shtetet e Bashkuara, pavarësisht...

Ukraina ul hendekun financiar me 7 miliardë dollarë, por shqyrton shkurtime të tjera për...

0
Ukraina ka reduktuar nga 27 në 20 miliardë dollarë hendekun e financimit të buxhetit përmes masave të kursimit, ndërsa qeveria po shqyrton shkurtime të...