12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Tabaku akuza për aeroportin e Vlorës: “Po ndërtohet në një zonë të mbrojtur, ky projektligj u shndërua në ligj vetëm me votat e maxhorancës”

Deputetja e Partisë Demokratike Joride Tabaku deklaroi nga foltorja e Kuvendit se koncesioni i aeroportit të Vlorës është i dyshimtë dhe “është i njejtë me atë të inceneratorëve”.

Gjatë një interpelance me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Tabaku, theksoi se ndërtimi i aeroportit po kryhet ë ligatinën e Nartë-Vjosës në një zonë të mbrojtur që prej vitit 2004.

“Historia e aeroportit të Vlorës dhe zonës së mbrojtur që nga viti 2004, e konsideruar si peisazh natyror, nisi 4 vite më parë kur qeveria Rama paraqiti në Kuvend një projektligj për ndërtimin e një aeroporti.

Në 24 janar ky projektligj u shndërua në ligj vetëm me votat e maxhorancës, me procedurë të përshpejtuar dhe nuk u bë kurrë transparente arsyeja e një vendimi të tillë.

Vlen të theksohet se ky projekt ligj nuk është shqyrtua nga Komisioni Parlamentar i Komisionit Evropian që është përgjegjës për përafrimin e legjislacionit shqiptar me legjislacionin e BE-së.

Në shator të viti 2018 grupi parlamentar i PD-së i ka dërguar një letër Komisionit Evropian në lidhje me këtë çështje.

Pavarësisht se ligji u miratua gara u shty disa herë, ndërkohë që nënkontraktori u tërhoq. Qeveria e kishte ndarë mendjen që aty në zonën e mbrojtur dhe në Ligatinën e Nartë-Vjosës do të duhet të ndërtohej një aeroport dhe e dha përsëri”, tha Tabaku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...