11.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Tabaku akuza qeverisë: Sot borxhi publik ka shkuar pothuajse treshifror

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka folur me tonw tw ashpra ndaj qeverisw ku ka thene se borxhi publik ka shkuar pothuajse treshifror duke shprehur shqetësim për financat publike.

Ajo tha se faturat e arbitrazhit shkojnë në 385 mln euro teksa shtoi se qeveria shqiptare duhet të kishte ardhur me buxhet të rishikuar, me paketë të mbrojtjes sociale.

Tabaku: Ligji i amnistisë fiskale i hap rrugë një kapitali që nuk duhet të ishte ne diskutim. Vendos një rrezik të jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe integrimin.

Sot borxhi publik ka shkuar pothuajse treshifror. Retorikën e qeverisë e kemi dëgjuar. Por në kushtet ku jemi, kur faturat e arbitrazhit shkojnë në 385 mln euro, kur detyrimet për kontratat koncesionare zënë 12% të PBB, unë besoj që ky duhet të ishte një shqetësim i jashtëzakonshëm për financat publike, një kambanë alarmi për qeverinë.

Qeveria shqiptare duhet të kishte ardhur me buxhet të rishikuar, me paketë të mbrojtjes sociale. Duhet të kishin ndryshuar disa prioritete.

Dëgjova me interes faktin që INSTAT ka prodhuar shifra lidhur me punësimin më të lartë ndonjëherë të shqiptarëve, të njëjtat institucione kanë prodhuar shifra për emigracionin më të lartë të shqiptarëve. Sa është forca e punës sot. Nëse Shqipëria zbrazet, është e kotë të thoni që është rritur punësimin se me një Shqipëri të zbrazur vetëm socialistët do punësohen nuk ka kush punësohet tjetër. Shpresoj që guvernatori, disa nga shqetësimet që unë ngrita dhe që i kam diskutuar edhe me të, t’i marrë parasysh, jo se jam opozitë dhe çdo gjë të bardhë dua ta bëj të zezë, jo se s’më pëlqen asgjë, por e shoh me shqetësim të ardhmen e financave publike se Edi Rama sot është po nesër nuk është.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...

Stuhia “Teresa” godet Ishujt Kanarie: Përmbytje, valë gjigante dhe kaos në fluturime

0
Stuhia e fuqishme “Teresa” ka përfshirë Ishujt Kanarie në Spanjë, duke sjellë reshje intensive, erëra të forta dhe borë në zonat malore të Tenerife,...

Ambasadori gjerman: Zbatimi i ligjit në Kosovë kyç për integrimin në BE, pa penguar...

0
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolf, ka theksuar rëndësinë e zbatimit të ligjit për të huajt dhe automjetet në të gjithë territorin e...

Studimi: Aktivitetet mendore mund të vonojnë Alzheimerin deri në 5 vite

0
Një studim i publikuar më 11 shkurt 2026 në revistën Neurology ka nxjerrë në pah rolin kyç të aktiviteteve mendore në vonimin e shfaqjes...