30.1 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Nga mallrat kontrabandë te dhuna në familje, arrestohen 2 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas dhe ka proceduar penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale në orët e fundit.

Mes tyre, u ndalua shtetasi në kërkim A. S., 42 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Ndërsa u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. M., 56 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.

Ndersa efektivet e Krimit Ekonomik dhe Financiar kane gjetur mallra të dyshuara të kontrabanduara si dhe bizhuteri floriri pa faturë tatimore, per te cilat disa persona jane nen hetim ne gjendje te lire.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

-H. Gj., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në biznesin në administrim të tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, paketa cigaresh pa pullë fiskale, të dyshuara të kontrabanduara;

-A. Ç., 63 vjeç dhe R. Ç., 31 vjeç, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, kryer në bashkëpunim, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në motomjetin e shtetasit A. Ç., që ndodhej në afërsi të biznesit të shtetasit R. Ç., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, paketa cigaresh pa pullë fiskale, të dyshuara të kontrabanduara;

-S. V., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në biznesin e 43-vjeçarit , u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi bizhuterish floriri, për të cilën nuk dispononte faturë tatimore.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...