6.5 C
Tiranë
Sunday, March 1, 2026
spot_img

Tabaku paralajmëron: “Integrimi i pjesshëm në BE rrezikon të kthejë Shqipërinë në periferinë e Europës”

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka theksuar sot se Shqipëria nuk duhet të pranojë një integrim të pjesshëm në Bashkimin Europian që shmang transformimin institucional dhe demokratik, pasi kjo mund të krijojë një periferizim të përhershëm brenda strukturave europiane.

Sipas Tabakut, propozimi për një integrim të përshpejtuar ekonomik të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët dhe zonën Schengen, duke shtyrë anëtarësimin institucional të plotë, duket racional në sipërfaqe, por rrezikon standardet themelore të BE-së.

“Bashkimi Europian nuk është thjesht një treg pa tarifa doganore. Është një rend demokratik i ndërtuar mbi institucione të forta, barazi para ligjit dhe kufizim të pushtetit. Ky rend nuk funksionon i ndarë në pjesë”, tha Tabaku, duke kujtuar se historiku i zgjerimit të BE-së pas vitit 1989 tregon se integrimi ekonomik ka ardhur gjithmonë si pasojë e transformimit institucional, jo si zëvendësim i tij.

Deputetja paralajmëroi se një integrim i pjesshëm mund të institucionalizojë deformime dhe pabarazi, duke rrezikuar stabilitetin dhe procesin transformues në vend. Ajo theksoi gjithashtu se qytetarët shqiptarë mbeten të angazhuar ndaj integrimit europian, por e shohin atë si garanci për standarde dhe drejtësi, jo vetëm si lehtësi lëvizjeje.

“Qytetarët shqiptarë nuk janë të lodhur nga Brukseli, por nga mungesa e drejtësisë dhe barazisë në vendin e tyre”, u shpreh Tabaku, duke nënvizuar rëndësinë e një integrimi të plotë institucional për të garantuar stabilitetin dhe zhvillimin e vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha: “I kallët tmerrin narkodiktatorit Rama, kjo datë do të shkruhet me gërma të...

0
Gjatë përfundimit të marshimit të sotëm në Tiranë, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se protesta kishte shpërfaqur fuqinë dhe unitetin e qytetarëve kundër qeverisë...

Flamur Noka: “Fundi po i troket narkoregjimit të Ramës”

0
Marshimi i protestës së Partisë Demokratike, i cili nisi rreth orës 18:30 në Tiranë, u mbyll pas disa orësh para selisë blu. Protestuesit u...

Reuters: Trupi i Ajatollahut Khamenei është gjetur, Trump paralajmëron “kontroll të Iranit”

0
Një zyrtar i lartë izraelit ka konfirmuar se është gjetur trupi i pajetë i liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, raporton Reuters. Media shtetërore...

Irani i kërkon OKB-së veprim “menjëherë” pas sulmeve izraelite dhe amerikane

0
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i bëri sot thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të veprojë menjëherë, pas sulmeve...

Formula 1: Testet e gomave në Bahrein anulohen “për arsye sigurie” pas sulmeve ndaj...

0
Sulmi ushtarak ndaj Iranit ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në planet e Formula 1 për rajonin e Lindjes së Mesme. Anëtarët e Pirelli, Mercedes dhe...