14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Tabaku reagon për rritjen e pagës minimale: “Shtresa e mesme e cila duhet të ishte motorri i zhvillimit të një vendi, sot është e mbitaksuar”

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar për rritjen e pagës minimale.

Tabaku u shpreh se shtesa e mesme do të mbitaksohet pasi do të paguajë 16 milionë euro shtesë. Sakaq ka shtuar se ‘taksat që merren nga shtresa e mesme përkthehen në koncesione korruptive’.

“Mirëmëngjes dhe javë të mbarë,16 milionë euro shtesë do të paguajë shtresa e mesme vetëm si rezultat i rritjes së pagës minimale. Kjo, shtuar me 23%  për të gjithë të vetëpunësuarit do të jetë një barrë shumë e rëndë për shtresën e mesme.

Në vend që në Shqipëri të promovohet e të mbështetet puna dhe talenti, fatkeqësisht kjo nuk ndodh. Shtresa e mesme e cila duhet të ishte motorri i zhvillimit të një vendi, sot është e mbitaksuar, e këto taksa që merren nga shtresa e mesme përkthehen në konçesione korruptive, të cilat në fund të ditës nuk i shkojnë pjesës më të madhe të shoqërisë.

 

 

Unë besoj që problemi është te sistemi, te sistemi i ngritur, i cili penalizon punën, i cili penalizon talentin e nuk e mbështet talentin. Kjo në fund të ditës përkthehet në një kapje shteti. Pa e ndihmuar dhe mbështetur shtresën e mesme ne nuk i themi dot stop emigracionit masiv”, tha Tabaku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...