19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Takim në Itali me anëtarët e BE/Dialogu Kosovë – Serbi, nuk ka shumë lajme të mira

Në Firence të Italisë po zhvillohet një takim për situatën ku ndodhet Bashkimi Evropian, ku merr pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell si dhe kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç.

Bërnabiç në këtë takim ka folur ndër të tjera edhe për dialogun Kosovë – Serbi, ku tha se nuk kanë shumë lajme të mira.

“Ne folëm për dialogun ndërmjet Prishtinë dhe Beogradit. Nuk kemi shumë lajme të mira atje, për të cilat foli edhe presidenti Aleksandar Vuçiç. Por, ne po e bëjmë më të mirën dhe gjithmonë dërgojmë të njëjtin mesazh, se paqja dhe stabiliteti janë më të mirat dhe më të rëndësishmet për ne”, është shprehur Bërnabiç, shkruan Tanjug.

Kryeministrja serbe, në këtë takim ka folur edhe për nismën “Open Ballkan”, ku tha se ndonëse edhe politikanë evropianë mendojnë se kjo nismë e ka ndarë rajonin, nga kjo nismë mund të përfitojnë të gjithë.

Pjesë e panelit ishin edhe Emisari Special për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schalenberg, të cilët sipas Bërnabiç ishin kundër nismës “Open Ballkan”.

“Nisma është e hapur për të gjithë dhe mund të përfitojnë të gjithë. Shumë politikanë, madje edhe evropianë mendojnë se nisma “Open Ballkan” e ka ndarë rajonin, përfshirë edhe Lajçak e Schalenber”, është shprehur Bërnabiç.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...