Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të zhvillojnë sot takime të ndara në Bruksel me shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas. Takimet u konfirmuan të hënën nga zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme, Anita Hipper, e cila theksoi se për ngjarjet e fundit në Banjskë dhe Zubin Potok është e nevojshme një bashkëpunim konstruktiv nga të dyja palët.
Kurti dhe Vuçiq gjithashtu do të zhvillojnë takime të ndara me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Kosta. Pasi të përfundojnë këto takime, të dy liderët do të marrin pjesë në një darkë joformale, e cila do të organizohet nga Kosta me udhëheqësit e tjerë të rajonit të Ballkanit Perëndimor.