11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Takimi i lartë për demokraci i organizuar nga presidenti Joe Biden, të ftuar mbi 100 shtete të botës por jo edhe Kosova/ Haradinaj: “Degradimi i raporteve me ShBA-të si rezultat i qeverisjes së Albin Kurtit”

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të jetë mikpritës i takimit të lartë për demokraci më 9 dhe 10 dhjetor, në të cilin janë ftuar mbi 100 shtete të botës, por jo edhe Kosova.

Ndonëse, administrata amerikane ende nuk e ka bërë publike listën e vendeve pjesëmarrëse në takimin që do të zhvillohet virtualisht, të premten portali amerikan “Politico” publikoi listën e 100 shteteve pjesëmarrëse. Në mesin e tyre nuk është Kosova sikurse as Serbia dhe Bosnja, ndërsa të ftuara janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Në mesin e atyre që nuk janë ftuar sipas Politicos, është edhe Hungaria.

Një zëdhënës i ambasadës amerikane në Prishtinë tha se takimi i lartë për demokraci i “është një nga shumë nismat amerikane e përqendruar në çuarjen përpara të demokracisë, luftimit të korrupsionit dhe promovimin e respektimit të të drejtave të njeriut gjithandej botës. Jo të gjithë partnerët mund të akomodohen në këtë nismë”, tha zëdhënësi.

Ai theksoi se “sikundër e ka theksuar edhe presidenti Biden në video adresimin e tij të muajit gusht, Kosova ka shënuar përparim të jashtëzakonshëm gjatë 20 viteve të fundit’ në ndërtimin e një demokracie shumetnike dhe të qëndrueshme. Si partnere e palëkundur e Kosovës, SHBA-ja mbetet e përkushtuar që të punojë me Kosovën në forumet tjera për të çuar përpara dhe fuqizuar demokracinë, për të parandaluar rrëshqitjen demokratike, për të promovuar respektimin e të drejtave të njeriut, dhe për të luftuar korrupsionin, me qëllim që bashkë të dëshmojmë se demokracitë angazhohen për nevojat e qytetarëve të tyre”, tha zëdhënësi i ambasadës amerikane.

Megjithatë, njoftimi se Kosova nuk është ftuar në takim, nxiti reagime të një pjese të opozitës dhe vëzhguesve të pavarur që e vlerësojnë këtë si të dëmshme për Kosovën.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shkroi në rrjetet sociale se mungesa e ftesës “duhet të na shqetësojë të gjithëve pa dallim dhe të shërbejë si sinjal alarmi për shkallën e degradimit të raporteve me SHBA-të si rezultat i qeverisjes së Albin Kurtit”.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...