14.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Takimi i parë me kupolën e re të Policisë, pas ndryshimeve të fundit/ Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi mbledh drejtuesit e rinj

Disa ditë pas reformimit të strukturave vendore të Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka mbledhur drejtuesit e rinj këtë të mërkurë.

Ai u ka dhënë disa porosi pas emërimit të tyre në pozicionet e reja të policisë ku ndër të tjera është forcimi i besimit tek qytetarët.

Një pikë e rëndësishme në porositë e ministrit ishte dhe garantimi i një sezoni turistik veror sa më të mirë, respektimin e masave antiCOVID apo dhe forcimin e kontrolleve përgjatë vijës bregdetare.

Njoftimi i Ministrisë së Brendshme

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi zhvilloi sot një takim me drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit, në nivel qëndror e vendor. Takimi ishte i pari me kupolën e re të Policisë, pas ndryshimeve të fundit. Ministri i Brendshëm kërkoi nga drejtuesit e rinj të uniformave blu të justifikojnë besimin e dhënë, duke rritur parametrat e rendit, për më shumë siguri publike dhe duke luftuar çdo paligjshmëri.

Çuçi dha disa porosi për drejtorët vendorë të Policisë, duke u ndaluar së pari, tek nevoja për ngritjen në nivele të tjera të besueshmërisë së publikut tek Policia e Shtetit. Ai tha se Policia vijon të jetë në krye të listës së institucioneve më të besueshme, por për të mos lejuar oshilacione në perceptim, duhet punuar fort përmes përgjigjes e reagimit në kohë ndaj çdo denoncimi të qytetarëve. Rritja e besimit të qytetarëve tek policia, përkthehet në më shumë denoncime e telefonata tek 112, çka rrit forcën goditëse e parandaluese.

Ministri theksoi rëndësinë që kanë rezultatet në luftën antikanabis dhe mirë-menaxhimin e masave, për të garantuar një sezon të sigurt veror. Kreu i Ministrisë së Brendshme kërkoi zbatimin me tepër korrektësi të legjislacionit, për orarin e lejuar të muzikës në lokale, nivelin e zhurmave, apo goditjen e çdo paligjshmërie që konstatohet.

Më tej ai nënvizoi kujdesin e shtuar që duhet të ushtrojnë drejtuesit, tek strukturat e Policisë Rrugore në vend, për të garantuar një marrëdhënie korrekte mes qytetarëve, vendas apo të huaj, që shtohen në stinën e verës përgjatë vijës bregdetare apo drejt destinacioneve të tjeea turistike të vendit. Veç masave shtesë për garantimin e një sezonit turistik, ministri kërkoi nga drejtuesit e Policisë të intensifikojnë luftën kundër krimit të organizuar, i cili mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Vetëm pak ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi mbi ndryshimet e bëra në strukturat e saj në nivel drejtuesish. Këto lëvizje erdhën pas paralajmërimit të kryeministrit Rama dhe Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi për ndryshime në radhët e policisë pas ngjarjeve tronditëse të javëve të fundit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT