7.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Kreu i SPAK, Arben Kraja paralajmëron arrestime të tjera zyrtarësh të lartë të shtetit shqiptar/ “Në raport me të ardhmen kemi shumë punë për të bërë”

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Arben Kraja, bëri një tjetër deklaratë të fortë këtë të mërkurë, duke paralajmëruar arrestime të tjera zyrtarësh të lartë të shtetit shqiptar.

Ai tha se ditët në vijim, SPAK do të dërgojë në gjyq të tjerë zyrtarë të lartë që kanë abuzuar me fondet publike.

Duke iu referuar arrestimit të dy prokurorëve dhe kryebashkiakut të Lushnjes, ditët e fundit, Arben Kraja tha se këto janë vetëm fillimi i një pune që do të ketë të njëjtin ritëm dhe prioritet.

“Përparësi e SPAK është lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit e hetimit të rasteve ndaj zyrtarëve të lartë, por duhet të kemi parasysh se ato që ndodhën ditët e fundit 2-3 ngjarje që janë bërë publike nuk është se është fundi, është fillimi i një produkti që ka kohë që po punojmë e do vijojë me të njëjtin ritëm e përparësi.

Lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit, pastrimit të parave janë prioritetet tona, kundër shkelësve e abuzuesve të fondëve publike janë priritet e do kenë produkt në vazhdimësi”.

Sipas Krajës, ajo që është me rëndësi, është që në gjykatë, këto arrestime dhe kërkesa për dënime të marrin vendim të formës së prerë.

Kemi menduar të kapërcejme pak atë shkallën e raportimit të produktit, puna jonë mbaron kur të kemi një vendim të formës së prerë të gjykatës.

Përjashto sot që dërguam për gjykim një grup të rrezikshëm kriminal, vetëm ditët e fundit GJKKO ka dhënë vendime përfundimntre për disa grupe të rrezikshme kriminale, efektivitti i punës tonë duket te faza e fundit e jo të faza e parë që kërkon dhe kohën e nevojshme për t’u arritur.

Në raport me të ardhmen kemi shumë punë për të bërë , por është vullenti i mirë nga të gjithë prokurorët, kanë kompetencat, trajnimin, mbështetjen dhe pavarësinë e duhur për të vendour bazuar në bindjen që do kenë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...