28.5 C
Tiranë
Monday, August 18, 2025
spot_img

Takimi i pritur Kosovë – Serbi: Të martën mund të zhvillohen takime në nivel Kryenegociatorësh

Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë njoftuar se më 17 shtator pritet të zhvillohen takimet në nivel kryenegociatorësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar si Besnik Bislimi nga Kosova, ashtu edhe Petar Petkoviq nga Serbia. Megjithatë, është raportuar se kanë pasur tentime nga të dyja palët për të ndikuar në agjendën e takimeve.

Sipas burimeve, nëse takimi trepalësh nuk do të ndodhte, fajin do ta kishin të dyja palët. Më herët, gjatë së premtes, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka konfirmuar pjesëmarrjen në një takim të caktuar për 17 shtator, ndërsa Serbia e ka refuzuar atë. Bislimi ka theksuar në një postim në X (e njohur më parë si Twitter) se Kosova ka pranuar takimin sipas agjendës të përcaktuar nga ndërmjetësuesi, ndërsa Serbia ka tentuar të ndikojë në agjendën e takimit për qëllime politike të brendshme.

Bislimi ka kërkuar nga dërguari evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, të hedhë poshtë raportimet e mediave lokale serbe që pretendonin se Kosova kishte refuzuar takimin.

Burimet kanë theksuar se nuk është hera e parë që palët bëjnë propozime që kundërshtohen nga pala tjetër. Mundësia e zhvillimit të takimeve vetëm bilaterale mes delegacioneve dhe Lajçakut është gjithashtu e mundur. Kjo ka ndodhur shpesh në të kaluarën kur palët nuk janë pajtuar për takime të përbashkëta.

Lajçak ka zhvilluar takime të fundit në Prishtinë dhe Beograd për të përgatitur rundin e ardhshëm të dialogut në nivel kryenegociatorësh. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është zhvilluar që nga viti 2011 në Bruksel, nën ndërmjetësimin e BE-së, dhe ka rezultuar në disa marrëveshje, ndonëse jo të gjitha janë zbatuar. Dialogu në nivel të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, nuk është mbajtur për një vit. Lajçak ka theksuar së fundmi se shoqëritë në Kosovë dhe Serbi nuk janë ende të gatshme për normalizim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Vlorë, makina humb kontrollin përfundon në rrethimin e vilës qeveritare në Ujë...

0
Një aksident i pazakontë ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Vlorës, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur në rrethimin...

“Gjerë sot nuk kam lexuar një fakt të vetëm” – Sali Berisha viziton Istogun...

0
Istog – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një vizitë private në Istog të Kosovës, ku mori pjesë në disa aktivitete lokale dhe...

Air Canada pezullon fluturimet për shkak të grevës së asistentëve të fluturimit

0
Toronto – Air Canada njoftoi pezullimin e të gjitha fluturimeve të saj pas fillimit të grevës nga stafi i asistentëve të fluturimit, duke prekur...

Dhimbja kronike dhe shpresa e re nga neuroshkencëtarët

0
Dhimbja e zakonshme largohet me shërim, por dhimbja neuropatike nuk zhduket kurrë. Edhe një prekje e lehtë mund të ndihet si zjarr, duke ndryshuar...

Shpat Kasapi mohon përleshjen në dasmë: “Thjesht një debat i vogël, askush nuk më...

0
Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një intervistë për emisionin “Weekend”...