14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Takimi me ambasadoren Yuri Kim, deputetja e PD: “Theksoi që reformat duhet të jenë më të thella dhe agresive”

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, deputetja e PD Sorina Koti ka folur pas takimit me ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim. Ajo ka zbardhur detaje nga takimi dhe theksoi mesazhin e saj se opozita është denoncuese dhe në terren me qytetarët, nuk mund të mbajë kurrë përgjegjësinë pse nuk funksionin shteti i të drejtës dhe institucionet publike.

Duke folur për amnistinë fiskale, deputetja e PD tha se ambasadorja shprehu shqetësimin se pastrimi i parave është një nga problematikat kryesore në Shqipëri.

“Ambasadorja theksoi që reformat duhet të jenë më të thella dhe agresive dhe personat që duhet të shkojnë në burg, një ditë do të shkojnë në burg.
Ajo që cilësova është që pjesa e qeverisjes është ajo që mban peshën më të madhe në këtë gjë.
Opozita është denoncuese, është në terren, është me qytetarët, por nuk mund të mbajë kurrë përgjegjësinë pse nuk po funksionin shteti i të drejtës apo institucionet publike.
Kjo ishte ajo që unë raportova tek ambasada amerikane. Por mbi të gjitha është bashkëpunimi me ndërkombëtarët sepse shqiptarët duan shpresë.
Dhe shpresoj se nëse do të ketë dëshirë dhe politikanët do të jenë të ndershëm ashtu siç e kërkojnë të gjithë votuesit dhe ne që i përfaqësojmë ata, mendoj se jemi në rrugën e duhur”, deklaroi deputetja e PD.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...