12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Takimi me ambasadorin e Serbisë, Meta: “PL nënvizon nevojën për respektimin e të drejtave të plota të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanovc e Preshevë”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka takuar sot në selinë e partisë ambasadorin e Serbisë në Tiranë.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta thotë se mes dy vendeve duhet të ketë marrëdhënie bashkëpunimi institucionale dhe konkrete me interes reciprok.
Ai theksoi se Partia e Lirisë mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, midis Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke midis dy shteteve.
Postimi i plotë:
Prita sot në një takim Ambasadorin e Republikës së Serbisë në Tiranë, Slobodan Vukčević. Theksova angazhimin e Partisë së Lirisë për marrëdhënie bashkëpunimi institucionale dhe konkrete me interes reciprok, midis Shqipërisë dhe Serbisë, si edhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit europian.
Partia e Lirisë mbështet në veçanti bashkëpunimin rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, duke e konsideruar si një bazë solide për një integrim të vërtetë të të gjashtë vendeve të rajonit, sipas modelit europian, mes vetes dhe në BE.
Partia e Lirisë nënvizon nevojën për respektimin e të drejtave të plota të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanovc e Preshevë, dhe i bën thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Serbi, të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë që zhvillohet atje.
Partia e Lirisë mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, midis Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke midis dy shteteve.
Partia e Lirisë është e bindur se e ardhmja e rajonit tonë është e sigurtë dhe me prosperitet për të gjithë qytetarët tanë, vetëm si pjesë e Bashkimit Europian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...