Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka folur për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, që pritet të votohet gjatë pasdites së nesërme në Kuvend.
Balla nuk preferoi që të jepte emra, pavarësisht se tha se socialistët kanë një listë të shkurtër me emrat e kandidatëve, që mund të propozohen për postin e presidentit.
Balla tha se emrat do të diskutohen fillimisht në mbledhjen e Kryesisë që do të mbahet sot në orën 17:00, dhe më pas në atë të grupit parlamentar, ku do të mblidhen dhe 20 firmat e nevojshme për propozimin.
Balla për presidentin: Mos hyni për diskutimin e emrave edhe për pak orë. PS do të mbledhë kryesinë në orën 17 dhe do të zhvillohen disa diskutime që i kemi zhvilluar në disa mbledhje të njëpasnjëshme dhe në fund të këtij procesi do të shkojmë edhe ne mbledhjen e grupit parlametar të ps prej ku buron edhe mbështetja që përcakton kushtetuta. Duhen 20 firma deputetësh që të hysh në garë.
Ne kemi një short list përfundimtare e cila do të marri edhe shqyrtimin nga kryesia dhe vendimin përfundimtar të grupit parlamentar. Mua nuk më lejohet të hyj në asnjë diskutim emrash në këto momente sepse askush orej njesh nuk ka të drejtën të kaloj mbi kompetencën e kryesisë e të grupit parlametar.
A është Fatos Nano një ndër emrat? Një koleg me pyeti për gramoz Rucin ju më pyesni për Fatos Nanon. Natyrshëm që këta dy emra për mua janë gjithmonë emra që e meritojnë te jenë president të republikës, por duhet të jemi shumë korrekt në atë që transmetoni ju si lajm.
Kryesia e partisë socialiste dhe grupi parlamentar janë dy inatitucionet që mblidhen për të disktuar për emrin që do të propozojmë zyrtarisht, dhe ai do të jetë presidenti i ri përsa kohë që opozita për asnjë moment nuk e mori përgjegjësinë e një procesi që duhet të ishte i përbashkët.
Ata të vinin me propozime, ne i garantuam që propozimet e tyre do ti marrim seriozisht. Nuk donin të bëheshin pjesë e këtij procesi. Tani raundin e 4 e kemi ne dhe kam bindjen e plotë së nesër në orën 18:00 do të zgjidhet presidenti i ri i cili merr detyrën në 24 korrik.
A mund të jetë Majlinda Bregu propozimi juaj duke qenë se opozita nuk e propozoi?
Unë përsëri do të vazhdoj të insistoj që emri që ju përmendni apo emra të tjerë janë shumë të vlërësuar ndaj nuk kemi dashur që të bëjmë një debat publik për emrat. Mund të kishim bërë nje negociat të mbyllur sepse duhet të tregojmë respekt për njerëzit që janë pjesë e kësaj gare. Hedhja me pa të drejtë e shumë emrave nuk i bën mirë kredibimitetit të procesit. Ne do të shkojmë nesër maksimumi në orë 12:00 me një emër te depozituar bashkë me firmat mbështetëse.