29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Në PD-në e Berishës, zgjidhen nënkryetarët dhe sekretariatet, kush ka të drejtën e votës

Proceset e votimit pas marrjes së drejtimit të PD-së nga Sali Berisha nuk ndalen, pasi gjatë ditës së sotme pritet që të zgjidhen nënkryetarët dhe sekretariatet e kësaj force politike.

Fillimisht do të ketë një mbledhje të Kryesisë, ku do të miratohen kandidaturat dhe më pas do të jetë Këshilli Kombëtar që me votë do të zgjedhë dy nënkryetarët, dhe sekretarin e përgjithshëm.

“Pershendetje,

Kryesia e Partise Demokratike mblidhet sot ne oren 14.00 per te miratuar kandidaturat e Kryetarit Sali Berisha per Sekretar te Pergjithshem, Nenkryetarë dhe Sekretariatet e Partise Demokratike.

Me pas, mbledhja e Keshillit Kombetar per te votuar keto kandidatura do te jete ne oren 17.00 ne Seline e PD!

Dite te mbare!’, njofton zyra e shtypit në PD. Mes emrave që pritet të marrin poste drejtuese krah Berishës në PD, që janë kaluar më së shumti në media janë ato të Agron Shehajt, Flamur Nokës, Oerd Bykykbashitm, Luçiano Boçit apo Belind Këlliçit.

Një prej nënkryetarëve të rinj të PD-së, do të tentojë zyrtarisht që të jetë dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, duke zëvendësuar Enkelejd Alibeajn.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...