7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Taulant Balla: “Kërkesa më e dobët për Komision Hetimor në 23 vitet e fundit”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, komentoi ashpër kërkesën e opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor “McGonigal” gjatë seancës së sotme në Kuvend, duke e cilësuar si prezantimin dhe kërkesën më të dobët të bërë ndonjëherë në 23 vitet e fundit në Parlament.

Balla u shpreh se mazhoranca ishte kundër kërkesës së opozitës, duke e konsideruar jo të përshtatshme sipas rregullores dhe ligjit. Ai shtoi se për të kaluar diskutimin mbi dy kërkesat e opozitës për Komisione Hetimore, mazhoranca dhe opozita ishin detyruar të shkelin rendin e ditës me dakordësi:

“Me dakordësi kemi shkelur me dashje rregulloren dhe rendin e ditës për këto dy pika që kërkuat ju. Po me dakordësi me zotin Këlliçi vendosën që të kishte një diskutant nga një palë dhe një nga pala tjetër. Kemi bërë një përjashtim sot në emër të dialogut parlamentar,” tha Balla.

Deputeti socialist kritikoi PD-në për formulimin e dobët të kërkesës, duke kërkuar që procedura të ndiqej dhe të kaloheshin te çështjet e tjera:

“Përsa i përket kërkesës hetimore, prezantim më të dobët, në këto 23 vite, nga 2002-shi, kur janë miratuar Komisionet Hetimore në këtë Kuvend, pra në këto 23 vjet, kërkesa më e dobët për Komision hetimor është bërë sot në këtë seancë. Ndaj kërkoj t’i qëndrojmë procedurës dhe të kalojmë në çështjen tjetër,” tha Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...