4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Taulant Balla: Miratimi i 10 ligjeve deri më 30 qershor është kusht për 27 milionë euro mbështetje nga BE-ja

TIRANË – Shqipëria duhet të miratojë brenda datës 30 qershor 2025 një paketë prej dhjetë ligjesh thelbësore, në mënyrë që të përfitojë 27 milionë euro mbështetje buxhetore nga Bashkimi Evropian në kuadër të Facilitetit për Reforma dhe Rritje (Reform and Growth Facility).

Kjo shumë financiare është pjesë e një pakete më të madhe, që kap vlerën e 922 milionë eurove kredi dhe grante për Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë, të cilat janë të lidhura ngushtë me përmbushjen e reformave të përcaktuara në Agjendën Kombëtare të Reformave 2024-2027.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat, bëri me dije se miratimi i këtyre ligjeve është kusht i domosdoshëm për disbursimin e fondeve dhe për të vazhduar procesin e integrimit europian.

“Në kuadër të Agjendës së Reformave, Shqipëria ka marrë përsipër të përmbushë një set reformash legjislative dhe institucionale, ndër të cilat janë dhjetë projektligje që duhet të miratohen brenda 30 qershorit,” tha Balla.

Ligjet kryesore që presin miratim janë të përqendruara në sektorë kyç të ekonomisë dhe drejtësisë, si:
• Dy ligje në bujqësi për shëndetin e bimëve dhe shëndetin e kafshëve, të përafruara plotësisht me standardet e Bashkimit Evropian.
• Dy ligje në sektorin e energjisë për energjinë e rinovueshme nga biomasa dhe për performancën energjetike të ndërtesave.
• Ligji për ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve, një nismë kyçe në luftën kundër krimit të organizuar dhe sekuestrimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme.

Miratimi i këtyre ligjeve, thekson Balla, nuk është vetëm një detyrim financiar, por edhe një tregues i angazhimit serioz të Shqipërisë për avancimin e reformave evropiane dhe rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Sipas planit të negociatave me BE-në, Shqipëria ka hapur deri tani 24 nga 33 kapitujt e bisedimeve, me synimin që të përmbushë kriteret për anëtarësim deri në vitin 2030.

Megjithatë, për të përparuar në fazën e mbylljes së kapitujve kyç të drejtësisë dhe sigurisë, vendi duhet të plotësojë kushtet e ndërmjetme që përfshijnë reforma ligjore dhe institucionale në fushat e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Miratimi i ligjeve dhe përmbushja e angazhimeve ndaj Bashkimit Evropian do të hapë rrugën për një periudhë të re mbështetjeje financiare dhe zhvillimi ekonomik për Shqipërinë, si dhe për një sistem drejtësie më të fortë dhe më transparent,” tha Balla.

Afati i 30 qershorit shihet si test i vështirë për qeverinë dhe Kuvendin, duke qenë se vonesat në miratimin e ligjeve mund të pengojnë jo vetëm disbursimin e fondeve, por edhe të ngadalësojnë ndjeshëm procesin e integrimit europian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...

“Numri i nevojshëm i votave nuk u mblodh” – Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë...

0
Deputetët e Asamblesë Kombëtare të Francës hodhën poshtë këtë të martë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Sebastien Le Corneille. Rezoluta, e paraqitur nga...

“Patjetër i merituar” – Keijsi përjashtohet nga gara për Çmimin e Madh në BBVIP

0
Të martën, banori i Big Brother VIP, Keijsi, u përjashtua nga gara për Çmimin e Madh pas përdorimit të përsëritur të gjuhës denigruese ndaj...

“Shqipëria dhe Mali i Zi në prag të anëtarësimit ekonomik në BE brenda tre...

0
Shqipëria dhe Mali i Zi po pozicionohen si liderët e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Europian, me një perspektivë reale për anëtarësim, por...