15.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Taulant Balla takon Ministrin e Brendshëm të Spanjës: Bashkëpunim kundër trafikimit të narkotikëve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me Ministrin e Brendshëm të Spanjës Fernando Grande-Marlaska.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla thekson se kryefjalë e takimit ka qenë intensifikimi i bashkëpunimit në goditjen e rrjeteve kriminale të përfshira në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe krimit të organizuar.

“Me Ministrin e Brendshëm të Spanjës Fernando Grande-Marlaska, biseduam mbi bashkëpunimin midis agjencive tona ligjzbatuese në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe krimit të organizuar. Do të intensifikojmë bashkëpunimin në goditjen e rrjeteve kriminale të përfshira në trafikun e narkotikëve nga disa vende të Amerikës latine drejt Europës, ku janë të përfshirë edhe shtetas shqiptarë”, shkruan Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT