13.5 C
Tiranë
Thursday, March 5, 2026
spot_img

“Taulant Balla urdhëroi policinë të largohej nga call-centeri në Astir”,Sali Berisha publikon denoncimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar këtë të shtunë një denoncim në lidhje me kontrollet e ushtruara një ditë më parë nga Policia në Tiranë, për goditjen e call-centerave.

Sipas denoncimit, Policia ka zbarkuar në një call-center në zonën e Astirit, por efektivët dyshohet se janë tërhequr pas një telefonate nga Taulant Balla, i cili sipas Berishës është pronar i këtij call-center-i që merret me mashtrime financiare të tipit “forex”.

Në denoncimin e plotë, qytetari dixhital i referuar Berishës shkruan:
“Policia e Shtetit ka shkuar për të ushtruar kontroll në këtë call center për arsye të komunikimeve me agjencitë ligjzbatuese të një shteti tjetër. Në momentin e mbërritjes së forcave të policisë për kontroll, vetë Taulant Balla ka telefonuar policët, duke i detyruar të largoheshin menjëherë. Call-centeri është mbyllur përkohësisht dhe puna ka vijuar më pas normalisht.”

Denoncimi hedh dyshime mbi ndërhyrjen e mundshme të influencës politike në operacionet e policisë dhe ngre shqetësime mbi funksionimin e ligjit në rastet e mashtrimeve financiare. Policia nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar mbi këto pretendime.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zbardhet dëshmia e Elvis Shehut: “U ndamë vetëm 20 minuta para vrasjes së Çajup...

0
Në seancën e fundit gjyqësore ndaj grupit të Laert Haxhiut, rival i kreut të “Bandës së Lushnjës”, Aldo Bare, është zbardhur dëshmia e Elvis...

“Sulm ndaj drejtorit të IKMT-së në zyrë” – Klesti Çela dhe tre persona të...

0
Një incident i rëndë ndodhi dje në ambientet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta,...

Aksident në autostradën Fier–Vlorë, “Mercedes” i pret rrugën “Passat”-it, 4 pasagjerët shpëtojnë pa lëndime

0
Një aksident u regjistrua rreth orës 10:00 në autostradën që lidh Fierin me Vlorën, pranë fshatit Panaja, ku u përfshinë dy automjete, një “Mercedes”...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 4 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell vendosmëri dhe iniciativa. Në punë, një mundësi për projekt të ri mund t’ju vendosë në qendër të vëmendjes. Kujdes me vendimet financiare...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 4 Mars 2026

0
Më 4 mars 2026, moti në Shqipëri pritet të jetë dimëror, por gradualisht drejt përmirësimit me alternime të vranësirave dhe kthjellimesh gjatë ditës. Gjatë...