20.5 C
Tiranë
Monday, April 20, 2026
spot_img

“Vrasja e Egli Pashollarit”, Gjykata lë në burg Gazmend Bucpapajn

Gjykata e Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Gazmend Bucpapaj, i dyshuar si autor i vrasjes së Egli Pashollari, ngjarje e ndodhur në fund të muajit shkurt në kryeqytet.

Vendimi u mor pasi togat e zeza dëgjuan pretendimet e palëve gjatë seancës gjyqësore, duke vendosur që Bucpapaj të vijojë të qëndrojë në qeli ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Avokati mbrojtës i tij, Kol Hyseni, deklaroi se klienti i tij ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. Sipas tij, Bucpapaj është ndjerë i ofenduar nga viktima në momentin kur kishte shkuar për të marrë bashkëshorten e tij.

“Klienti im ka vepruar në kushtet e mbrojtjes dhe nuk është arrestuar nga policia, por është vetëdorëzuar”, u shpreh avokati Hyseni pas përfundimit të seancës.

Megjithatë, gjykata vendosi që Gazmend Bucpapaj të mbetet në burg deri në një vendim tjetër, ndërsa organet e hetimit po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor , e Hënë, 20 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia fillon të qetësohet. Është moment i mirë për të përfunduar gjëra të nisura dhe për të shmangur nxitimin. ♉ Demi Je në prag të...

Parashikimi i motit, e Hënë, 20 Prill 2026

0
Më 20 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i qëndrueshëm dhe i ngrohtë, me tipare të theksuara pranverore që afrohen drejt verës. Gjatë ditës priten...

“UniAmo Macerata”/Shqiptari kandidon në Itali: Ervin Cakerri në garë për Këshillin Bashkiak në Macerata

0
Një tjetër histori integrimi dhe angazhimi vjen nga komuniteti shqiptar në Itali. Ervin Cakerri, i lindur në Shqipëri në vitin 1980 dhe banues prej...

“Dy të rinj në pranga” – goditet grupi i lidhur me mafian shqiptare në...

0
Policia greke ka arrestuar dy të rinj në zonën e Agios Panteleimonas në Athens, të dyshuar për përfshirje në një aktivitet kriminal të lidhur...

‘Një rrugëtim i gjatë me një ekip profesionistësh’ – prapaskenat e finales së ‘BBVA5’,...

0
Sot shënohet finalja e shumëpritur e “Big Brother VIP Albania 5”, një moment që ka mbajtur të angazhuar publikun për më shumë se 100...