16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Tavo sfidon urdhrin e Ramës: Nënkryetarët nuk shkarkohen, janë ende në provë

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka reaguar pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi shkarkimin e nënkryetarëve të bashkive në rang vendi, në kuadër të masave për rritjen e efikasitetit në administratën vendore.

Por Tavo zgjodhi të mos ndjekë këtë direktivë. Në një prononcim për mediat, ai refuzoi zbatimin e urdhrit, duke theksuar se nënkryetarët e tij janë ende në periudhë prove dhe do të vlerësohen bazuar në performancën e tyre.

“Në varësi të performancës. Unë jam një kryetar i ri. Kuptohet që janë akoma në provë, plus që nënkryetarët e mi janë të rinj,” – u shpreh Tavo, duke e bërë të qartë se nuk do të ndërmarrë shkarkime të menjëhershme.

Qëndrimi i Tavos përbën një diferencim të qartë nga linja qendrore politike, duke sinjalizuar një qasje të kujdesshme në menaxhimin e ekipit drejtues të Bashkisë Himarë. Ky reagim vjen në një kohë kur qeveria është e fokusuar në riformatimin e administratës lokale dhe rritjen e përgjegjshmërisë së zyrtarëve vendorë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...