10.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

“Të jesh kryeministër është një “shkollë” më vete”/ Boris Johnson jep dorëheqjen: “Procesi i zgjedhjes së udhëheqësit të ri duhet të fillojë tani”

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson ka nisur konferencën nga e cila është dukë deklaruar publikisht dorëheqjen.

Një akt i tillë është paralajmëruar mëngjesin e sotëm, pas dorëheqjes së një numri të lartë të ministrave dhe zyrtarëve të lartë të kabinetit qeverisës.

“Është e qartë se tani është vullneti i Partisë Konservatore parlamentare që të ketë një lider të ri të partisë dhe për rrjedhojë një kryeministër të ri”, thotë Boris Johnson.

Ai u shpreh se do t’i japë liderit të ri sa më shumë mbështetje.

“Unë do të vazhdoj detyrën derisa të vendoset një udhëheqës i ri. Askush në politikë nuk është i domosdoshëm. Procesi i zgjedhjes së udhëheqësit të ri duhet të fillojë tani dhe orari do të shpallet javën e ardhshme.

Kështu që dua t’u them miliona njerëzve që votuan për ne në 2019, shumë prej tyre votuan për herë të parë konservatorët. Faleminderit për atë mandat të jashtëzakonshëm. Shumica më e madhe konservatore, që nga viti 1987.

Të jesh kryeministër është një “shkollë” më vetvete. Kam udhëtuar në çdo pjesë të Britanisë së Madhe dhe kam gjetur kaq shumë njerëz që zotërojnë një origjinalitet të tillë të pakufishëm britanik dhe janë kaq të gatshëm për të trajtuar problemet e vjetra në mënyra të reja.

Edhe nëse gjërat ndonjëherë mund të duken të errëta tani, e ardhmja jonë së bashku është e artë”, tha Johnson.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...