26.4 C
Tiranë
Friday, June 26, 2026

“Qeveria Rama dhe kolegen që kam në krah Dibra ka fat ti ketë”/ Manja ironizon me Mziun: “Kërkoni që me 3 shtata siç keni lënë në bixhoz PD të lini edhe Shqipërinë”

Ministri Ulsi Manja, i është përgjigjur deputetit demokrat Xhelal Mziu nga salla e Kuvendit të Shqipërisë. Ai e quajti deputetin kukuvajkë që ndjell zi dhe vdekje, duke qenë se e quajti rrugën e Arbrit si aks që merr jetën e të rinjve.

“Si dibran jam i bindur se çdo dibran distanciohet nga fjalori i Mziut.

E keni humbur të drejtën të përfaqësoni këta qytetarë sepse edhe kur ju dha e drejta të përfaqësoni ata, me 6 mars populli i Dibrës ju dha 5600 vota kundër, por qeveria Rama ju dha një komoditet se vinit në Dibër 6 herë në ditë.
na bërë edhe një dëm atje, se duke ardhur 7 herë në ditë u mësove të hash lokaleve të Dibrës siç ishte mësuar në Kamëz si Be.

Qeveria Rama dhe kolegen që kam në krah Dibra ka fat ti ketë.
Jo vetëm rrugën e Arbrit, por do të shohësh një ndryshim thelbësor, në Mat, Dibër, Peshkopi etj.

Këto kam për ty dhe gjithë kukuvajkat e tjera se ju kërkoni që me 3 shtata siç keni lënë në bixhoz PD të lini edhe Shqipërinë.
Zonja Çupi mos bërtit. Qetësohu rri aty e kam me Xhelalin. Një njeri që i këndon vetëm vdekjes kukuvajkë është. Një njeri që ndjell zi ashtu quhet”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...

Tragjedi në Nju Jork: Gjashtë anëtarë të së njëjtës familje gjenden të pajetë, gjyshja...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Nju Jorkut, ku gjashtë anëtarë të së njëjtës familje u gjetën të vdekur në një kompleks...

“Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të...

0
Titulli: “Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të Ankarasë: Duam t’i tregojmë SHBA-së rëndësinë e aleancës Sekretari i...