19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Të maskuar dhe me kallashnikov grabitën xhiron ditore të karburantit, arrestohen dy vëllezërit në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar dy vëlleërit, David Lalaj, 21 vjeç dhe Mark Lalaj, 16 vjeç pasi gjatë mesnatës së 22 shtatorit kanë grabitur shumën ditore të një karburanti.

Mësohet se dy vëllezërit, kanë kërcënuar me kallashnikov punonjësin e karburantit dhe më pas janë larguar me motomjetin e tyre.

 

Njoftimi i plotë:

Lezhë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndjekja”.

Vodhën gjatë mesnatës, nën kërcënimin e një arme zjarri kallashnikov, xhiron ditore të një karburanti dhe u larguan menjëherë me motoçikletë, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga në kohë rekord, 2 autorët e dyshuar të vjedhjes, David Lalaj dhe Mark Lalaj.

Gjenden dhe sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov, motoçikleta dhe veshjet, që dyshohet se janë përdorur për të kryer vjedhjen. Sekuestrohet gjithashtu, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Në vijim të punës së pandërprerë për dokumentimin e plotë të ngjarjeve kriminale të ndodhura, si dhe për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me DVP Lezhë, falë një pune hetimore profesionale, si dhe falë veprimeve të shpejta dhe të koodinuara policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ndjekja”, në kuadër të të cilit është zbardhur në kohë rekord vjedhja në një karburant, janë identifikuar dhe kapur 2 autorët e dyshuar, si dhe janë gjetur dhe sekuestruar sendet e kundërligjshme të përdorura gjatë krimit.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Ndjekja”, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. L., 21 vjeç dhe M. L., 16 vjeç, (vëllezër) banues në Shënkoll, Lezhë, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

2 shtetasit e arrestuar, gjatë mesnatës së datës 22 shtator, kanë shkuar me motoçikletë në një karburant në Shënkoll dhe, nën kërcënimin e një arme zjarri kallashnikov, i kanë vjedhur shitësit, xhiron ditore dhe aparatin celular. Të dy shtetasit janë larguar më pas me motoçikletë.

Falë kërkimeve intensive nga shërbimet e Policisë janë gjetur të fshehura në një zonë me shkurre dhe në një banesë të braktisur, arma e zjarrit kallashnikov, motoçikleta, skafanda e motoçikletës dhe veshjet që dyshohet se janë përdorur nga 2 autorët e dyshuar, për të kryer vjedhjen. Sendet e kundërligjshme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve personale dhe në banesën e të arrestuarve, u gjetën dhe u sekuestruan edhe aparati celular që i kishin vjedhur shitësit të karburantit, si dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...