11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

“Të mos lejohet më hyrja e deputetëve të pavaksinuar në sallë”/ Balla: “Ramë dakord me opozitën, komisionet mbledhje online dhe tradicionale”

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla propozoi që Kuvendi të vendosë një afat, brenda të cilit të mos lejohet më hyrja e deputetëve të pavaksinuar në sallë.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi pas seancës së sotme plenare se maxhoranca dhe opozita kanë rënë dakord në konferencën e kryetarëve për vaksinimin e detyrueshëm të të gjithë deputetëve. Sa i përket zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve online për shkak të pandemisë, ai tha se do të ketë dhe mbledhje tradicionale, por se Kuvendi duhet të japë i pari mesazhin e kujdesit ndaj jetës.

“Në konferencën e kryetarëve ramë dakord për vaksinimin e detyrueshëm të të gjithë deputetëve. Afati i dy dozave është përcaktim që e bëjnë ekspertët, varet dhe nga lloji i vaksinës. Ky është mesazhi më i mirë që bën kuvendi sot. I bëj thirrje qytetarëve të vaksinohen. E rëndësishme t’iu drejtohemi studentëve kur po i afrohemi vitit të ri universitar, çdo student duhet të vaksinohet dhe këtë gjë duhet ta bëjë i pari Kuvendi. Mua më vjen keq, nuk e di ku e kanë dëgjuar që Shqipëria nuk është në kushtet e një gjendje të jashtëzakonshme, vendimi i qeverisë është vijues, ne vazhdojmë të jemi të kujdesshëm. Kemi një numër të lartë rastesh në ditë, kemi humbje jete. Në gusht kishim një situatë dhe në shtator-tetor kemi këtë situatë. Të mos fryhet tullumbaci kot, mbledhjet e komisioneve do vazhdojnë dhe në mënyrë tradicionale dhe online. Për këtë kemi rënë dakord në konferencën e kryetarëve. Kuvendi ka rimiratuar disa rregulla të vendosura në legjislaturën e kaluar.

“Unë besoj që do njiheni me procesverbalin e konferencës së kryetarëve ku është qartësisht shpjeguar vijueshmëria e punës në komisione. Natyrshëm do ketë komisione që do zhvillojnë punën online dhe po aq natyrshëm do ketë mbledhje të komisioneve që do shfrytëzojnë dy sallat e vetme për mbledhje komisioni me distanca dhe si e tillë mendoj që opozita të gjejë arsye të tjera për t’u shqetësuar, por jo këtë arsye. Nëse do ketë një seancë të rëndësishme do jetë fizikisht. Por në një punë normale, sikurse zhvillohet në PE, në parlamentin e Francës apo Bundestag, të njëjtën gjë po bën dhe kuvendi i Shqipërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...