19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Të na japin paratë e hakun tonë”, Punonjësit e Ujësjellësit të Vlorës protestojnë për kushtet e punës (Video)

 

Një grup punonjësish të ujësjellësit të Vlorës është ngritur në protestë të dielën, duke bojkotuar punën dhe kërkuar kushte më të mira dhe trajtim të drejtë. Punëtorët, përfshirë faturistë, inspektorë dhe hidraulikë, kanë shprehur shqetësimet e tyre për abuzimet dhe vështirësitë që përballen çdo ditë në vendin e punës. Ata kërkojnë përmirësimin e kushteve dhe respektimin e të drejtave të tyre.

Kërkesat e tyre përfshijnë pagimin e plotë dhe të drejtë të pagave, si dhe trajtim të barabartë për orët shtesë të punës. Ata shprehen se janë detyruar të punojnë edhe gjatë fundjavave, duke shkelur Kodin e Punës dhe duke u ballafaquar me presion psikologjik.

“Nuk na e japin rrogën taman siç është për tu dhënë, nuk na paguajnë as orët që rrijmë jashtë orari duke na bërë presion psikologik.Po nuk dolët natën të punoni, nuk ju japi më rrogën, -na kanë thënë.

Na kanë thënë se do na heqin nga puna, nëse dilni në protestë

Të na japin paratë e hakun tonë, aq kërkojmë

I bëjmë vetë edhe mjetet e punës, lopatat i kemi krijuar vetë pasi nuk na japin as mjete pune

Zhytemi në baltë, nuk kemi uniforma”.

Nje nga shqetësimet kryesore të punonjësve është se ata nuk paguhen për orët e punës jashtë orarit dhe se janë kërcënuar me largim nga puna nëse marrin pjesë në protesta. Ata gjithashtu thonë se janë të detyruar të sigurojnë vetë mjetet e punës, përfshirë lopatat, pasi nuk u janë siguruar mjete adekuate nga institucioni.

Protesta ka tërhequr edhe mbështetje nga punonjës të tjerë të kanalizimeve, të cilët kanë vendosur të bashkohen në kërkesën për kushte më të mira pune dhe trajtim të drejtë. Punonjësit kërkojnë që t’u jepet gjithçka që u takon, duke kërkuar pagesa të drejtë dhe mjete pune më të mira.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...