8.5 C
Tiranë
Friday, November 29, 2024
spot_img

Të përfolur si kandidatë për President/ Berisha: “Ina Rama dhe Ardian Dvorani janë subjekt ndjekjeje penale”

Ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur për qëndrimin e tij ndaj dy emrave që mund të vijnë si propozim nga maxhoranca Ardian Dvorani dhe Ina Rama, tha se që të dy pa përjashtim janë subjekt ndjekjeje penale për veprimtarinë e tyre në detyrë. Sipas Berishës, Ardian Dvorani është simbol i korrupsionit më të nxirë të gjyqësorit.

“Që të dy pa përjashtim janë subjekt ndjekjeje penale për veprimtarinë e tyre në detyrë.

Ardian Dvorani ka fshehur 82 mijë euro. Ardian Dvorani ka kontratën e apartamentit për 92 m2 në një kohë kur na rezulton 128 m2. Dvorani ka deklaruar se Albtelecom i ka paguar 17 mijë euro të detyrimeve që ky kishte për apartamentin e tij e mbrapa Albtelecom, ky si kryegjyqtar ka dhënë 9 vendime kundër agjencive shtetërore në favor të Albtelecom privat për ti shpërblyet 17 mijë eurot.

Ai është simboli më i nxirë i korrupsionit të gjyqësorit.

Ina Rama mori pjesë aktive në pucin që dështoi më 21 janar. Ajo ndërmori një akt të dekapitimit të Gardës të zinxhirit të komandës me qëllimi e vetëm që dështimi i fazës së parë të kishte sukses në fazën e dytë, pra ka kryer veprimtari antikushtetuese që nuk parashkruhet kurrë.

Këto janë komentet e mia për këtë zonjë e këtë zotëri”, u shpreh ish-kryeministri Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT