14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Të shtëna me armë në Fshatin Linaj, Malësi e Madhe: Autoret me motor, objektivi familja Kurtaj

Mbrëmjen e djeshme, janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në fshatin Linaj, njësia administrative Gruemirë, në Bashkinë e Malësisë së Madhe. Dyshohet se ka pasur një shkëmbim zjarri mes dy personave, ndërsa policia ka reaguar menjëherë dhe është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Ngjarja ka ardhur pas një incidenti të mëparshëm, kur mëngjesin e djeshëm, dy persona të maskuar, duke udhëtuar me motor, qëlluan me armë shotgun në drejtim të kamerave të sigurisë së banesës së familjes Kurtaj, në fshatin Gruemirë, dhe më pas u larguan drejt një zone malore. Pas disa orësh, ata u rikthyen, por këtë herë u përballën me tre djemtë e familjes Kurtaj, të cilët i pritën në rrugë me një automjet.

Ndjekja mes dy grupeve ka vazhduar për rreth 10 minuta, deri kur njëri prej autorëve u rrëzua nga motori, por arriti të largohej nëpër fushat e mbjella të fshatit. Policia e Malësisë së Madhe ka nisur një operacion për të identifikuar dhe kapur autorët, ndërsa të tre djemtë e familjes Kurtaj kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për identitetin e agresorëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...