25.9 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Bimët shtëpiake për pastrimin e ajrit: Çfarë zbuloi NASA në vitet 1980

Në vitet 1980, NASA kreu një studim të veçantë për të analizuar ndikimin e bimëve të zakonshme shtëpiake në përmirësimin e cilësisë së ajrit brenda stacioneve hapësinore. Studiuesit donin të shqyrtonin mundësinë e përdorimit të bimëve për të krijuar një ambient të pastër dhe të sigurt për astronautët gjatë misioneve të gjata.

Rezultatet e studimit ishin mjaft interesante. Ata zbuluan se disa bimë shtëpiake, si Peace Lily dhe Chrysanthemum morifolium, janë veçanërisht efektive në pastrimin e ajrit dhe mund të heqin përbërës kimikë të dëmshëm që shpesh ndodhen në mjedise të mbyllura. Këto përbërje, si benzeni, formaldehidi, trikloroetileni, ksileni, toluleni dhe amoniaku, mund të jenë të dëmshme për shëndetin dhe shpesh janë të pranishme në ajrin e mjediseve të brendshme, si pasojë e përdorimit të produkteve të ndryshme të pastrimit, ngjyrave dhe materialeve të tjera.

Bimët si Chrysanthemum morifolium dhe Spathiphyllum janë vlerësuar për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të pastruar ajrin duke eliminur disa prej këtyre përbërësve toksikë. NASA rekomandon që për çdo 100 metra katror hapësirë të mbyllur, të mbahet të paktën një bimë e tillë për të siguruar pastrimin e ajrit.

Përveç kësaj, këto bimë kontribuojnë në krijimin e një ambienti më të shëndetshëm, duke përmirësuar cilësinë e ajrit dhe duke siguruar një mjedis më të sigurt për ata që jetojnë dhe punojnë në ambiente të mbyllura. Shumë njerëz tashmë i kanë përfshirë këto bimë në shtëpitë dhe zyrat e tyre si një zgjidhje natyrale për përmirësimin e ajrit dhe për të mbajtur një ambient më të pastër dhe të shëndetshëm.

Një infografikë mund t’ju ndihmojë të shihni bimët që janë studiuar dhe përbërjet toksike që ato mund të pastroni, duke ju ndihmuar të zgjidhni bimën më të përshtatshme për hapësirën tuaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...