3.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Të shtëna me armë në Pukë, objektivi kandidati socialist për bashkinë

Të shtënat me armë që kanë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pukë dyshohet që të kenë sfond politik. Akuza është bërë nga kryebashkiaku aktual i Pukës, Gjon Gjonaj, sipas të cilit kundërshtari i tij ka paguar njerëz që të terrorizojnë socialistët dhe qytetarët për të ndikuar vullnetin e zgjedhësve në 14 Maj.

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Gjonaj iu bën thirrje mbështetësve të tij që të mos bjenë pre e provokimeve, dhe për të shmangur çdo situatë konfliktuale që mund të pasojë.

Sipas policisë autori i të shtënave me armë është një 26-vjeçar, i cili në momentin që ka qëlluar ka qenë duke lëvizur me një mjet Maserati, shumë pranë hotel Turizmit në Pukë.

Në vendngjarje mësohet se janë gjetur dy gëzhoja pistolete.

Deri në momentet që flasim për ngjarjen nuk ka asnjë reagim nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë” apo edhe vetë kandidati, Rrok Dodaj.

DEKLARATË E KRYEBASHKIAKUT AKTUAL TË PUKËS:

Puka pas shumë vitesh, afër mesnatës së kaluar degjoj krisma armësh, të cilët u shkrehen në qytet nga ata që të importuar me pagesë nga kandidati pa parti i opozitës tentuan të prishin traditen e Pukës.

Pasi kanë kërcënuar mbështetës të Partisë Socialiste duke ju drejtuar dhe armen, në largim e sipër, nga mjeti me të cilin ata leviznin është qëlluar në ajër.

Por a mund t’ju bëhet presion pukjanëve në shtëpinë e tyre?! Këtë ta harroj Rroku që mendon se mund të marr bashkinë nën presionin e armëve. Ja pra vizioni dhe strategjia përmes të cilës ai kërkon të vi në pushtet. Puka ka shpalosur qytetari, maturi dhe qetësi në çdo situatë, përfshirë këtu dhe fushatat elektorale dhe këtë nuk do mund ta prish Rroku dhe as njerzit me precedent që ai ka sjell me pagesë në Pukë. I bëj thirrje Policisë së Shtetit të zbardh ngjarjen menjëherë duke shfrytëzuar provat e gjetura pas kësaj ngjarje.

Një lutje të sinqertë bëj për të gjithë mbështetësit tanë që këto ditë të shmangin provokimet e sojit të këtyre që mendojnë se Puka voton nën kërcënimin e armëve të mercenarve, të cilët kanë zbarkuar nga qytete të tjera me qëllim friksimi. A mund të ndodh kjo?! Kurr Jo! Edhe ata pukjanë që kanë qenë në atë makinë do e ndjejnë shpejt barren e përgjegjësisë për prishjne e kësaj tradite të bashkjetesës dhe harmonisë që karakterizon Puken.

Për të gjith shqiptarët dua të bëj një sqarim: Nuk është kjo Puka, nuk është ngjarje që ndodh nga pukjanët. Siç e kemi dëshmuar, jemi popull i qetë dhe mikpritës e këtë e tregon dhe fakt se në Pukë ka dhjetra vite që nuk është shkrehur armë.

Ky është kandidati që pretendon të marr drejtimin e bashkisë që bashkë me humbjen me 14 Maj do të marr dhe përgjegjësinë e veprimeve të tilla që prishin imazhin e Pukës në prag të këtij sezoni turistik.

Zoti bekoft Puken!

Gjon GJONAJ

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT