14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Të shtëna me kallashnikov në Nea Liosia të Greqisë – Sulmohet automjeti i blinduar, shoferi shpëton mrekullisht

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mëngjesin e sotëm zonën e Nea Liosia në Greqi, ku persona ende të paidentifikuar hapën zjarr me breshëri kallashnikovi ndaj një automjeti të blinduar në lëvizje.

Sipas mediave greke, dy autorët e armatosur udhëtonin me një motoçikletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit, në të cilin ndodhej vetëm shoferi – një person i njohur për autoritetet. Fatmirësisht, ai ka arritur të shpëtojë pa lëndime, falë mbrojtjes së blinduar të makinës.

Menjëherë pas sulmit, shoferi ka lajmëruar policinë dhe ka treguar se ishte ndjekur nga motoçikleta që më parë. Njësitë speciale dhe ekspertë kriminalistikë ndodhen në vendngjarje, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar.

Policia nuk ka dhënë ende detaje mbi motivet e sulmit, por pista kryesore lidhet me përfshirjen e mundshme të viktimës së synuar në aktivitete kriminale. Rasti mbetet nën hetim intensiv.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...