Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka tronditur Berlinin, ku pesë persona mbetën të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.
Autoritetet gjermane njoftuan se disa persona janë arrestuar në lidhje me ngjarjen, ndërsa hetimet janë ende në zhvillim për të zbardhur të gjitha rrethanat.
Policia ka rrethuar zonën dhe po vijon operacioni për kapjen e të gjithë autorëve të përfshirë.





