20.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Të shtënat me armë në Tiranë, biznesmeni Mir Pepa i dyshuar si autori i ngjarjes në Klubin e njohur

 

Orët e para të vitit të ri 2025 janë shoqëruar me trazira në Tiranë, kur në një prej klubeve të njohura të natës, “Cinco Cavalli”, u raportua për të shtëna me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur gjatë performancës së reperit të njohur Stresi, dhe pas tij pritej të performonte këngëtarja Dafina Zeqiri. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, autorët e të shtënave janë identifikuar dhe shpallur në kërkim, por ende nuk janë bërë të ditura gjeneralitetet e tyre.

Policia e Tiranës ka nisur hetimet intensive për të zbardhur plotësisht ngjarjen. Sipas burimeve të besuara, Jetmir Pepa, një biznesmen i njohur në Tiranë dhe me precedentë penalë, dyshohet si autori i të shtënave. Pepa, i njohur ndryshe si Mir Pepa, ka hyrë i armatosur në klub dhe ka qëlluar në ajër. Ai është personi që u bë i njohur vitin e kaluar pas një incidenti të dhunshëm, kur ish-bashkëshortja e tij, Mariela Berisha, sulmoi dhe plagosi në një lokal të dashurën e tij, Klea Prenga.

Ngjarja ka ngritur shqetësime lidhur me sigurinë në ambiente të tilla, duke u bërë thirrje organeve të rendit për të intensifikuar kontrollet dhe hetimet lidhur me mënyrën se si individë me të kaluar kriminale mund të depërtojnë në ambiente të tilla dhe të shkaktojnë trazira të tilla. Sipas policisë, asnjë person nuk ka mbetur i lënduar nga të shtënat, dhe hetimet janë duke vazhduar për të kapur dhe vënë përpara përgjegjësisë autorët e dyshuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...