4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Tedi Blushi: Mbledhja për shkarkimin e Veliajt të zhvillohet në Sharrë, te inceneratori që nuk ekziston

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kërkuar që mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku do të shqyrtohet shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, të zhvillohet simbolikisht në Sharrë, në vendin ku ndodhet inceneratori i shumëdebatuar.

“Në Sharrë, aty ku nisi një nga aferat më të mëdha korruptive të Tiranës, duhet të nisë edhe pastrimi i qytetit nga korrupsioni, inkriminimi dhe abuzimi me pushtetin,” u shpreh Blushi në një reagim publik në Facebook.

Sipas tij, qytetarët shqiptarë po vidhen çdo ditë përmes pagesave që buxheti i shtetit i bën një inceneratori “fantazmë”, i cili, ndonëse nuk ekziston, vijon të përthithë rreth 90 mijë euro në ditë.

Blushi e cilësoi farsë debatin mbi ligjshmërinë e shkarkimit të Veliajt, duke shtuar se kjo nuk e ndryshon faktin se “qytetarët do të vijojnë të vidhen për tre dekada të tjera”.

“Tirana ka nevojë për një mesazh të qartë: askush nuk është mbi ligjin. Dhe vendi më i goditur për ta dhënë këtë mesazh është aty ku paligjshmëria mori formë, në truallin e inceneratorit që nuk ekzistoi kurrë,” u shpreh deputeti i PL-së.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...

“Numri i nevojshëm i votave nuk u mblodh” – Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë...

0
Deputetët e Asamblesë Kombëtare të Francës hodhën poshtë këtë të martë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Sebastien Le Corneille. Rezoluta, e paraqitur nga...

“Patjetër i merituar” – Keijsi përjashtohet nga gara për Çmimin e Madh në BBVIP

0
Të martën, banori i Big Brother VIP, Keijsi, u përjashtua nga gara për Çmimin e Madh pas përdorimit të përsëritur të gjuhës denigruese ndaj...

“Shqipëria dhe Mali i Zi në prag të anëtarësimit ekonomik në BE brenda tre...

0
Shqipëria dhe Mali i Zi po pozicionohen si liderët e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Europian, me një perspektivë reale për anëtarësim, por...