17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“Tejet e indinjuar nga sulmi i paprecedentë ndaj Ambasadorit të BE-së” – Reagimi i Spiropalit pas deklaratave të Berishës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar fuqishëm pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Në një postim në “X”, Spiropali shprehu indinjatën e saj dhe theksoi distancimin e qeverisë shqiptare dhe të ministrisë nga qëndrimet e tilla:
“Tejet e indinjuar nga sulmi i paprecedentë ndaj Ambasadorit të BE-së dhe ndaj vlerave të BE-së në Parlament ditën e sotme. Normalizimi i gjuhës së urrejtjes në diskursin politik dhe shtrembërimi i qëllimshëm i fakteve në lidhje me Ligjin jetik për Barazinë Gjinore është krejtësisht i papranueshëm. Qeveria Shqiptare dhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme distancohen plotësisht nga retorika dhe qëndrime të tilla,” shkruan Spiropali.

Ajo thekson gjithashtu se Shqipëria qëndron e bashkuar me Europën dhe se ky incident nuk do të dekurajojë reformat për integrimin dhe për avancimin e barazisë gjinore:
“Sot, është rasti të përsërisim edhe një herë me zë të lartë se Shqipëria qëndron e bashkuar me Europën. Ky spektakël i pahijshëm nuk do të na dekurajojë nga reformat jetike të integrimit, as nga angazhimi ynë thelbësor për të ngushtuar në ZERO hendekun e mundësive për gratë dhe vajzat.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...