8.5 C
Tiranë
Thursday, March 26, 2026
spot_img

Teliti: Duhet fushatë ndërgjegjësimi për fermerët dhe bizneset mbi sigurinë ushqimore në procesin e integrimit në BE

Ersida Teliti nga Qendra për Konsumatorë Shqiptarë deklaroi sot se është e domosdoshme ndërmarrja e një fushate të gjerë ndërgjegjësimi për fermerët dhe bizneset e lidhura me sigurinë ushqimore, lidhur me detyrimet dhe sfidat që sjell procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Deklarata u bë gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit, zhvilluar në Kuvend, ku u diskutua adresimi i rekomandimeve të Raportit të Komisionit Europian 2025 në fushën e sigurisë ushqimore. Në takim morën pjesë ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Teliti theksoi se, ndonëse 95% e shqiptarëve mbështesin integrimin në BE, mbi 75% e tyre nuk kanë besim tek institucionet që garantojnë sigurinë ushqimore në vend.

“Përafrimi i legjislacionit me Bashkimin Europian kërkon një nivel të lartë zbatueshmërie. Për këtë arsye, rekomandojmë që institucionet shqiptare të ruajnë memorien institucionale të inspektorëve të trajnuar, të cilët nuk duhet të largohen nga puna pa arsye”, u shpreh Teliti.

Ajo e cilësoi Autoritetin Kombëtar të Ushqimit dhe reformën e inspektorateve si çështje shumë sensitive, duke sugjeruar që AKU dhe 12 drejtoritë rajonale të përjashtohen nga koncepti aktual i reformës dhe të fuqizohen laboratorët, jo vetëm në ISUV, por edhe në nivel rajonal.

“Sot kemi vetëm 7 laboratorë funksionalë. Do të ishte e domosdoshme që pranë çdo drejtorie rajonale të kishte laboratorë për të garantuar kontroll efektiv,” tha ajo.

Teliti nënvizoi gjithashtu rëndësinë e gjurmueshmërisë së plotë të zinxhirit ushqimor, nga ferma deri te tavolina e konsumatorit, duke përfshirë edhe kontrollet në pikat kufitare.

Në fund, ajo paralajmëroi se mungesa e informimit mund të ketë pasoja serioze për fermerët, veçanërisht ata të vegjël.

“Është thelbësore që bizneset dhe fermerët të ndërgjegjësohen që tani për detyrimet dhe problematikat e anëtarësimit. Kur të jemi shtet anëtar, do të jetë shumë vonë për t’i mbrojtur ata nga falimentimi për shkak të mosplotësimit të standardeve,” përfundoi Teliti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjermania planifikon taksë mbi pijet me sheqer dhe kufizim të energjikeve për të rinjtë...

0
Gjermania po ndërmerr një nismë ligjore për vendosjen e taksës mbi pijet që përmbajnë sheqer, si dhe për kufizimin e përdorimit të pijeve energjike...

82-vjeçari gjendet pa jetë në Klos, dyshohet se rrëshqiti nga shkëmbi

0
Një 82-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e kësaj të mërkure në Klos. Sipas Policisë, i moshuari, me inicialet E. M., ishte shpallur i...

“Homeland Justice”: “Kemi hakuar Postën Shqiptare, posedojmë të gjitha të dhënat”

0
Një tjetër sulm kibernetik është raportuar ndaj institucioneve shtetërore në Shqipëri, ku pas ndërhyrjes në faqen e Kuvendi i Shqipërisë, grupi Homeland Justice pretendon...

Pjekuria nuk vjen në 18 vjeç/ Studimet: Truri vazhdon të zhvillohet deri në të...

0
Shumë njerëz e lidhin të qenit i rritur me moshën 18 vjeç, kur ligjërisht fitohet statusi i adultit. Megjithatë, studimet e fundit në fushën...

Ndryshim në Ujësjellësin e Vlorës/ Klevis Kaso merr drejtimin e institucionit

0
Klevis Kaso është emëruar në krye të institucionit të Ujësjellësit në Vlorë, duke marrë një nga pozicionet kyçe në administrimin e shërbimeve publike në...