32.5 C
Tiranë
Wednesday, July 1, 2026

Rubio i bën thirrje Iranit për lëshime: Negociatat me SHBA-në duhet të adresojnë çështjet kyçe

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i bëri sot thirrje Iranit që të tregojë gatishmëri për lëshime në negociatat e ardhshme me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se bisedimet duhet të trajtojnë një sërë çështjesh thelbësore për të pasur një rezultat “kuptimplotë”.

“Nëse iranianët duan të takohen, ne jemi gati”, deklaroi Rubio, duke iu referuar negociatave të planifikuara për këtë të premte. Ai theksoi se në tryezën e bisedimeve duhet të përfshihen programi bërthamor dhe ai balistik i Iranit, mbështetja e Teheranit për organizata të cilësuara terroriste në rajon, si dhe trajtimi i popullit iranian nga autoritetet e vendit.

“Në fund të fundit, SHBA-ja është e përgatitur të angazhohet dhe gjithmonë ka qenë e përgatitur të angazhohet me Iranin”, u shpreh Rubio para gazetarëve.

Nga ana e tij, Irani ka refuzuar publikisht të bëjë lëshime në programin e raketave, por ka sinjalizuar gatishmëri për të pranuar kufizime në aktivitetet bërthamore. Sipas mediave iraniane, negociatat mes dy vendeve do të rifillojnë këtë të premte në Oman në format “indirekt”, ku ministri i Jashtëm i Omanit do të ndërmjetësojë mesazhet mes palëve, ashtu si edhe në raundet e mëparshme.

Teherani ka konfirmuar se do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Abbas Araghchi, ndërsa pala amerikane do të ketë të pranishëm të dërguarin special Steve Witkoff. Rubio nuk e konfirmoi zyrtarisht Omanin si vendin e zhvillimit të takimit.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë rritur praninë e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme. Aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln” dhe disa anije të tjera luftarake kanë mbërritur tashmë në rajon, në një sinjal të qartë presioni paralel diplomatik dhe ushtarak ndaj Teheranit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Mbappé thyen rekord historik: ‘Jam vetëm një hap larg Messit’ – dopieta ndaj Suedisë...

0
Kylian Mbappé ka qenë sërish vendimtar për Francën, duke udhëhequr “Gjelat” drejt një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Suedisë dhe kualifikimit në 1/8-at e Kupës...

Norvegjia kalon në fazën e 1/8-ave të Botërorit, Haaland vendimtar në fund: “Zgjidhëm një...

0
Norvegjia ka siguruar një vend mes 16 skuadrave më të mira të “Botërorit 2026”, pas një fitoreje 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë në raundin...

“Mbi 1,900 të vdekur dhe mijëra të plagosur pas dy tërmeteve shkatërruese”/ OKB paralajmëron...

0
Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor vijon të përkeqësohet ndjeshëm. Sipas autoriteteve, numri i të vdekurve ka...

Rekord historik për temperaturën e oqeaneve/ Shkencëtarët japin alarmin për ngrohjen globale

0
Temperaturat sipërfaqësore të oqeaneve në mbarë botën kanë arritur një rekord të ri historik gjatë muajit qershor, sipas të dhënave të publikuara nga Observatori...

Mbi 1 miliard dollarë të ardhura në një vit/ Raporti financiar zbulon burimet e...

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar mbi 1 miliard dollarë të ardhura gjatë vitit 2025, ku pjesa më e madhe e...