5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Teliti: Opozita në qëndresë të 48-të për të çliruar Shqipërinë nga korrupsioni

Në një protestë të organizuar në Tiranë, nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, ka falënderuar qytetarët dhe aktivistët për qëndresën e 48-të të opozitës, duke theksuar se ky angazhim është për Shqipërinë dhe Tiranën. Ai bëri thirrje për bashkim të forcave për të çliruar vendin nga kthetrat e korrupsionit dhe klientelizmit, duke kritikuar qeverinë për dështimet e saj në menaxhimin e krizës dhe për varfërimin e qytetarëve.

Teliti tha se opozita nuk po lufton për interesat e individëve, por për interesin e të gjithë shqiptarëve, që po përjetojnë shpopullim, varfëri dhe një krizë të thellë ekonomike. Ai kritikoi ashpër qeverinë për abuzimin me pasurinë publike dhe për propagandën e rreme, veçanërisht në lidhje me rritjen e taksave dhe ndotjen e ajrit.

“Në këtë moment të vështirë për Shqipërinë, duhet të bëjmë një ndryshim të madh. Është koha që të largojmë ata që janë të lidhur me krimin, që shfrytëzojnë miliona euro për zgjedhje dhe që shkatërrojnë jetesën e shqiptarëve,” tha Teliti.

“Një falënderim për qëndresën tonë të 48-të, një falënderim edhe për artistët e aleancës së teatrit për rezistencën tonë.

Një rezistencë nuk bëhet për veten tonë si individë, por bëhet për Tiranën dhe Shqipërinë. Për t’i çliruar nga kthetrat e korrupsionit dhe klientelizmit, nga karriget e uzurpuara.

Nga ata që erdhën me votë, por ama karriget po i mbajnë me kriminelat, me milionat e hedhura në zgjedhje.

Po i mbajnë në një situatë Shqipërinë, në një situatë tragji-komike. Tragjedinë e jetojnë shqiptarët, sepse Shqipëria është shpopulluar. Mbi 1 milion shqiptarë u larguan.

Blushi: Sot ka vetëm një bandë që mban Erion Veliajn në krye të bashkisë
Tragjedinë e jetojnë familjet shqiptare, sesi janë varfëruar e varfërohen dita-ditës. E jeton rinia, e jetojnë studentët.

E jetojnë gratë kryefamiljare që nuk ja dalin dot. E jetojnë të sëmurët këtë tragjedi, që nuk gjejnë ilaçe. E jeton biznesi, që vuan e mbyll qepenat sepse nuk ia del dot nga taksat më të larta në rajon.

Dhe komikja ku është?

Komikja është qeveria. E cila del dhe na krenohen për gjoja rritje pensionesh, inekzistente. Apo krenohen sesi Tirana dhe Shqipëria janë betonizuar apo krenohen sesi na vijnë turistë por nuk flenë në Shqipëri.

Apo krenohen sesi kanë arritur të ndotin ajrin e Tiranës, të paktën 18 herë më shumë se norma e OBSH.

Apo arrijnë të krenohen me paturpësinë më të madhe sesi i zhdukin miliona euro çdo ditë, dhe i thonë shqiptarëve shihni sa të zotë jemi ne dhe sa të pazotë jeni ju.

Këta zonja dhe zotërinj duhet të largohen. Momenti dhe dita po vjen dhe ajo është data 11 maj. Unë jam i bindur që shqiptarët do të votojnë kundër kësaj qeverisje. Kam dy thirrje për familjarët tanë që jetojnë në emigracion.

Regjistrohuni për të fituar të drejtën e votës dhe për të bërë ndryshimin e madh.

Kur t’ju vijë fleta e votimit mendoni pak se kush ishte arsyeja që ju bëri të largoheni nga vendi dhe ndëshkojeni atë.

Mendoni pak për nënën dhe babain që keni lënë në Shqipëri dhe ju i çoni 100 apo 220 euro për të blerë ilaçet në fund të muajit.

Mos votoni si turistë, por votoni sikur të jetoni çdo ditë këtu me ajrin e ndotur, me taksat e larta, pa ilaçe. Shqipërinë e ka futur në gropë të thellë. Të dashur emigrantë, të votojmë e të largojmë keqqeverisjen, Edi Ramën, Ballukun dhe Erion Veliajn”, tha Teliti.

Ai përfundoi me një thirrje për të gjithë shqiptarët, duke përfshirë emigrantët, që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës për të sjellë ndryshimin në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se vetëm kështu mund të largohet keqqeverisja dhe të ndërtohet një Shqipëri më e mirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...