16.5 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Procedohet bashkëshorti i edukatores Rudina Gërdani, kërcënoi babain e fëmijës qe u dhunua

Një ditë pasi policia shpalli në kërkim edukatoren e kopshtit “Gledis”, Rudina Gërdani, e cila dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 3-vjeçar, ka nisur edhe procedimi për bashkëshortin e saj, 63-vjeçarin me inicialet I.G. Sipas policisë, ai ka kërcënuar babain e fëmijës, Lorenc Rrapa, përmes telefonit, duke i kërkuar që të mbyllë çështjen.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 proceduan në gjendje të lirë shtetasin I.G., 63 vjeç, bashkëshortin e shtetases R. G., e shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një të mitur në kopshtin ku punonte si edukatore”, njoftoi policia.

Procedimi ndaj tij nisi pasi dyshohet se ky shtetas ka kanosur babain e të miturit, shtetasin L. Rrapa, duke e kërcënuar përmes telefonit.

Një ditë më parë, babai i të miturit, Lorenc Rrapa, reagoi ndaj kërcënimeve dhe tha se nuk frikësohet. Ai u shpreh se nuk do të falë asnjë veprim të dhunës ndaj fëmijës së tij.

“Nuk e fal gjakun e fëmijës tim, nuk e fal atë shpullë”, deklaroi ai, duke shtuar: “Nuk trembem nga njerëzit e Rudinës. Unë jam gjithë ditën nga ora 6 e mëngjesit në 6 pasdite në Tiranë. Mua më gjeni ku të doni. Unë nuk trembem. Më kanë bërë presion duke më marrë edhe nga shtete europiane. Më marrin edhe miq të mi. U kam thënë të mos më marrin më për këtë.”

Ai theksoi se nuk do të ndalojë dhe do të vazhdojë kërkesën për drejtësi: “Ata duan të mos e vazhdoj më historinë e Priamit, por unë gjakun e fëmijës tim nuk e shes.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...