11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Temperatura deri në -8, Britania thirrje qytetarëve: Stakoni çdo pajisje elektrike për 1 orë në ditë!

Miliona familje dhe biznese në Britaninë e Madhe do të paguhen për të ulur përdorimin e tyre të energjisë elektrike nga ora 17:00 deri në 18:00 sot për të parandaluar ndërprerjet në një nga ditët më të ftohta të vitit, mes paralajmërimeve që furnizimet me energji do të jenë ‘më të ‘pakta’ se sa normalja’.

Rrjeti Kombëtar tha se do të aktivizonte Shërbimin e Fleksibilitetit të Kërkesës (DFS) këtë mbrëmje që ka nënshkruar me 26 furnizues kryesorë të energjisë si British Gas, EDF, Eon dhe Octopus Energy. Familjet mund të marrin pagesa deri në 20 paund mbrapsht nëse nuk përdorin furra, lavatriçe, tharëse, pjatalarëse, apo vendosin që mos të karikojnë makinat e tyre gjatë kësaj kohe.

Por skema mbështetet në përdoruesit që kanë një matës inteligjent, një pajisje që transmeton automatikisht përdorimin e energjisë tek ofruesi çdo 30 minuta. Ndërkohë, ka pasur shumë ankesa për pajisjet, duke filluar nga regjistrimi i tyre në lexime të pasakta që çojnë në fatura të fryra deri në ndalimin e funksionimit krejtësisht.
Është hera e parë që National Grid zbaton skemën e saj DFS që kur u njoftua për herë të parë nëntorin e kaluar, pasi Mbretëria e Bashkuar përgatitet për temperatura ekstreme këtë javë.

Craig Dyke, Shefi i Kontrollit Kombëtar në National Grid ESO, sugjeroi që masa mund të bëhet pjesë praktike gjatë dimrit në Mbretërinë e Bashkuar. “Është diçka në të cilën ne besojmë fort. Ajo ofron fleksibilitet për sistemin dhe konsumatorin. Ne e shohim këtë si një hap që udhëheq botën përpara në një hapësirë ku mund të rritemi dhe të ecim përpara drejt Net Zero”, tha ai.

Në një shenjë të mëtejshme të reduktimit të furnizimit, kompania po përgatitet të përdorë fabrikat e saj rezervë të qymyrit në stacionin e energjisë Drax në North Yorkshire dhe West Burton në Nottinghamshire sot. Kjo do të jetë hera e parë që dy njësitë e energjisë me qymyr vendosen në gatishmëri, gati për të gjeneruar në rast se nevojiten. Kujtojmë se temperaturat gjatë natës pritet të shkojnë deri në -8 gradë celsius. Britania varet shumë nga gazi natyror për të prodhuar energji elektrike, me termocentralet me gaz që përbëjnë mbi 40 për qind të furnizimeve të saj me energji elektrike. Por tregjet ndërkombëtare të gazit u përfshinë në kaos pasi Rusia mbylli shumicën e furnizimeve të saj në Evropë në hakmarrje për sanksionet e Perëndimit. Ndaj, duke parë situatën, Britania e Madhe ka ndërmarrë këto masa sa i takon sektorit të energjetikës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...