10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Tenderat për komisariatet/ Plarent Ndreca pas 4 orësh në SPAK: “Çështja është ende në hetim”

Deputeti socialist Plarent Ndreca ka dhënë deklarata për rreth katër orë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), lidhur me hetimet për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike. Në dalje nga institucionet e SPAK, Ndreca ka konfirmuar se ka qenë ai që ka kërkuar të jepte deklarimet dhe se është vetëparaqitur për t’u pyetur nga organi i akuzës, pasi ishte njohur më parë me akuzën ndaj tij.

Ndreca nuk ka dhënë koment të detajuar për akuzën e ngritur për shkelje të barazisë në tenderat për rikonstruksionin e komisariatëve të policisë në Vlorë, Mirditë, Pogradec dhe komisariatin nr. 4 në Tiranë, ku ai ishte sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme në atë kohë. Ai ka shtuar se do të shprehet më qartë në momentin e duhur, duke theksuar se çështja është ende në hetim dhe nuk dëshironte të nxitohej të merrte një qëndrim tani.

Isha në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime. Jam njohur me akuzën dhe do të jap një qëndrim më konkret në momentin e duhur. Çështja është ende në hetim dhe nuk është koha e duhur për të komentuar”, u shpreh Ndreca pas daljes nga dyert e SPAK.

Hetimi ka të bëjë me tenderat për rikonstruksionin e disa komisariatëve të policisë, ku është ngritur akuza për shkelje të parimeve të barazisë dhe transparencës në proceset e prokurimit. KLSH ka paraqitur një dosje në SPAK, duke argumentuar se ishin ngritur kritere të paarsyeshme dhe ka pasur rritje të paargumentuar të kostove të ndërtimit dhe projektimit në këto procedura.

Ndreca ka deklaruar se për momentin nuk ka asnjë koment të mëtejshëm dhe do të presë një moment të duhur për të shpjeguar qëndrimin e tij përballë akuzave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...